Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Popullariteti i liderëve te elektorati i partive të tyre: Hamza e Haradinaj marrin mbi 84% të votave të mbështetësve, Kurti i treti

10/01/2026 - 13:52
në Kryesore, Lajme
A A
Popullariteti i liderëve te elektorati i partive të tyre: Hamza e Haradinaj marrin mbi 84% të votave të mbështetësve, Kurti i treti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit kanë nxjerr në mënyrë të saktë edhe popullaritetin e liderëve partiak në mesin e elektoratit të partive të tyre.

Kryetaret e partive, të cilët kanë qenë edhe kandidatë për kryeministra nga subjektet e tyre politike janë pëlqyer në mënyra të ndryshme nga elektorati partiak.Në këtë aspekt më se miri qëndron lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga 52 mijë vota sa ka marrë AAK në këto zgjedhje, Haradinaj ka marrë 44 mijë vota. Shprehur në përqindje, i bije se Haradinaj ka marrë 84.62 për qind të votave.

I dyti renditet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Nga 192 mijë vota sa ka marrë PDK-ja në këto zgjedhje, Hamza është votuar nga 162 votues të PDK-së. Kjo i bie se i pari i PDK-së ka marrë 84.38 për qind të votave partiake.

Në vendin e tretë, renditet lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ndonëse kryetari i VV-së, shihet si figurë e pakontestuar në partinë e tij, zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë treguar se pelqyeshmerinë te elektorati i partisë e ka më të ulët se Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Bedri Hamza i PDK-së.

Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së, Kurti ka marrë 404 mijë vota nga 487 mijë sa ka marrë VV-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit, që i bie 83% e votave të partisë.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëndron më së keqi në këtë aspekt. Nga 126 mijë vota sa ka marrë LDK-ja, Abdixhiku ka marrë 88 mijë vota. Shprehur në përqindje, i bije se Abdixhiku ka marrë vetëm 69.84 për qind të votave partiake.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit kjo rendite ishte pak më ndryshe.

Në ato zgjedhje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, qëndronte në vendin e parë.

Ndonëse Hamza aso kohe nuk ishte kryetar i partisë, ai kishte arritur të ishte kandidati për kryeministër më i pëlqyer brenda elektoratit të subjekteve të tyre politike.

Nga196 mijë 474 vota sa kishte marrë PDK-ja, Bedri Hamza ishte votuar nga 173 mijë 526 qytetarë. Shprehur në përqindje i binte se ai kishte marrë 88.3 % e votave të elektoratit të PDK-së që kishte votuar më 9 shkurt.

Në vendin e dytë ishte renditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nga 171 mijë e 357 vota sa kishte marrë LDK-ja, Abdixhiku kishte marrë 146 mijë e 401 vota të njerëzve që e kanë votuar këtë parti. Shprehur në përqindje, i binte se Abdixhiku ka marrë 85.5 për qind të votave të elektoratit të LDK-së.

Në vendin e tretë qëndron lideri i VV-së, Albin Kurti.

Nga 396 mijë e 787 votave sa kishte marrë LVV-ja në ato zgjedhje, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, kishte marrë 337 mijë e 791 vota.

Shprehur në përqindje, i binte se Kurti ka marrë 85.1 për qind të elektoratit të LVV-së.

Pas Kurtit renditet kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Nga 66 mijë e 256 vota sa kishte marrë koalicioni AAK-Nisma më 9 shkurt, lideri i AAK-së ishte votuar nga 44 mijë e 996 qytetarë. Llogaritur në përqindje, i binte se Haradinja kishte marrë vetëm 67.9 për qind të elektoratit.

JU REKOMANDOJMË

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Rriten shpenzimet, në tremujorin e dytë Qeveria shpenzoi rreth 785 milionë euro
24/03/2026 - 18:34

Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme – jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për...

Më shumëDetails

Hamiti: VV-ja nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s, por Kurti po e qeverisë Kosovën prej vitit 2021

Hamiti: Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon
24/03/2026 - 18:31

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së qëndrimet që kishte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndja caqeve të ish-Jugosllavisë....

Më shumëDetails

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit
24/03/2026 - 18:26

Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Alkesandar Vuçiq, publikuan një editorial të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe format e bashkëpunimit...

Më shumëDetails

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra
24/03/2026 - 18:25

Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve...

Më shumëDetails

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran
24/03/2026 - 18:23

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha sot se vendi i tij është gati të presë bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të kërkuar uljen e tensioneve...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave
24/03/2026 - 18:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ashpër ndaj hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike në kryeqytet. Përmes një postimi publik, ai ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë