Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Posta e Kosovës ia mbanë të fshehtë punën personit misterioz që i “gërryu” afro tetë mijë euro për dy muaj punë

12/06/2025 - 16:32
në Kryesore, Lajme
A A
Posta e Kosovës ia mbanë të fshehtë punën personit misterioz që i “gërryu” afro tetë mijë euro për dy muaj punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërmarrja publike Posta e Kosovës po vazhdon ta mbajë të fshehtë raportin e punës së Muharrem Mustafës, i angazhuar si konsulent i jashtëm për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në ndërmarrje publike. Puna e tij parashihej të zgjaste dy muaj.

Gazeta Insajderi ka kërkuar për të dytën herë qasje në dokumente publike për ta kërkuar raportin e punës të Mustafës për këto dy muaj sa qe i angazhuar.

Për shkak të mungesës së një përgjigje nga Posta, Insajderi iu është drejtuar para disa ditësh Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për të pasur qasje në këtë raport pune dhe është në pritje të një vendimi.

Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se Muharrem Mustafa është i angazhuar edhe në Presidencën e Kosovës, për çka edhe është pyetur Posta e Kosovës. Megjithatë, mediumi s’ka marrë përgjigje.

Vitin e kaluar, mediumit iu refuzua qasja nën pretendimin se të gjitha dokumentet që ndërlidhen me punën e Muharrem Mustafës janë ende drafte.

“Ju njoftojmë se dokumentet/draft struktura dhe të gjitha dokumente që lidhen me ristrukturim të PK Sh.A., të konsulentit të jashtëm të z. M. Mustafa janë ende drafte, dhe si të tilla edhe me ligjin për qasje në dokumente publike nenin 1.2(Dokument Publik– nënkupton çdo akt, fakt apo informatë në formë elektronike apo me zë, formë të shtypur, në incizime vizuale apo audiovizuale të prodhuara apo mbajtura nga institucioni publik)., andaj si të tilla nuk janë dokumente ende të aprovuara përkatësisht të prodhuara nga PK Sh.A., siç kërkon neni 1.2 i ligjit për qasje në dokumente publike“, thuhej në përgjigjen e Postës në nëntor të këtij viti.

Megjithatë, raportin e tij të punës në janar të këtij viti kishte arritur ta nxjerrë sindikata e ndërmarrjes, nëpërmjet AIP’it.

Posta e Kosovës më 19 korrik nënshkroi kontratë për “Angazhimin e një konsulenti të jashtëm për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në NPQ, Posta e Kosovës sh.a”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 10 mijë euro.

Posta e Kosovës e angazhoi si konsulent të jashtëm Muharrem Mustafën, me pagë prej 7 mijë e 779 euro.

Në detajet e kontratës, theksohej se angazhimi i këtij konsulenti nga Posta e Kosovës është 60 ditë, apo dy muaj.

Kalkuluar kjo, i bie që konsulenti Muharrem Mustafa për një muaj u pagua 3889 euro.

Një burim brenda kësaj ndërmarrjeje, e ka përshkruar punën e tij në mënyrë të këtillë: “I ka marrë tetë mijë euro për disa takime gjatë dy muajve”.

JU REKOMANDOJMË

Juniku pastrohet nga mbetjet e luftës, Shehu: Një hap i madh drejt sigurisë dhe së ardhmes

Juniku pastrohet nga mbetjet e luftës, Shehu: Një hap i madh drejt sigurisë dhe së ardhmes
24/03/2026 - 20:48

Komuna e Junikut ka shënuar një momente të rëndësishëm në historinë e saj të pasluftës, duke përmbyllur me sukses procesin e pastrimit të plotë të zonave të prekura...

Më shumëDetails

Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
24/03/2026 - 20:45

Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”....

Më shumëDetails

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet
24/03/2026 - 20:01

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke thënë se NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO
24/03/2026 - 19:52

Ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO. 27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s, ai theksoi se...

Më shumëDetails

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez
24/03/2026 - 19:49

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka folur me homologun e tij iranian, Abbas Aragchi, ka raportuar BBC. Në tekstin e përkthyer nga media shtetërore kineze, Aragchi...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Iran dhe zyrtarët atje ‘e duan shumë një marrëveshje’

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
24/03/2026 - 19:43

Në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump trajton konfliktin në Lindjen e Mesme ndërsa bën betimin si sekretar i tij i ri i Sigurisë Kombëtare. Ai përsërit pretendimet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë