Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pranimi i planit franko-gjerman e bën lëmsh opinionin në Serbi

23/01/2023 - 10:56
në Kryesore, Lajme
A A
Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova

epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Beogradi është i gatshëm të pranojë konceptin e një propozimi evropian për zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën ka përçarë opinionin serb, me disa që kërkojnë që ai të mos jetë lojtari i vetëm në këtë çështje dhe të shpjegojë thelbin e propozimit para parlamentit serb, ndërsa të tjerë kërkojnë që ta nënshkruajë atë sa më parë.

Pas takimit me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Diplomati sllovak dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun vlerësoi se Vuçiq në bisedë “tregoi një qasje të përgjegjshme” dhe “gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

Çfarë po kërkon opozita nga Vuçiq?

Deklarata e Vuçiqit, megjithatë, nuk i pëlqen opozitës së spektrit konservator-djatht të skenës politike në Serbi, e cila e akuzon atë se ka pranuar propozimin pa pëlqimin e parlamentit shtetëror dhe kërkon që ai t’i shpjegojë parlamentit me “çfarë rreziqesh dhe sfidash mund të përballet vendi”.

Lëvizja ekstremiste e djathtë Dveri thotë se gjëja më problematike është se askush nuk e di nëse propozimi i Pesëshes Perëndimore është “de fakto dhe një ultimatum”, dhe nëse është – “pse Vuçiq pranoi ta diskutonte në radhë të parë”. Dveri kërkon që dialogu për Kosovën të ngrihet deri në fund të luftës ruso-ukrainase dhe thotë se deri atëherë “asgjë nuk duhet të nënshkruhet”.

Koalicioni konservator-mbretëtar NADA kërkon që Vuçiq të informojë urgjentisht qytetarët serbë për përmbajtjen e propozimit franko-gjerman, i cili është bërë edhe propozim i Bashkimit Evropian, sepse “fati i shtetit nuk mund të negociohet fshehurazi dhe pa popullin serb. “

Ata kërkojnë nga Vuçiq të përgjigjet se në bazë të cilave autoritete dhe vendime të organeve kompetente e ka marrë obligimin dhe ka theksuar gatishmërinë që Serbia ta pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e asaj marrëveshjeje.

Partia Popullore e Vuk Jeremiqit vlerësoi sot se “Vuçiq po përgatit opinionin për kapitullim duke pranuar konceptin dhe zbatimin e marrëveshjes për Kosovën”, që sipas saj nënkupton se Serbia pajtohet me barazinë në hapësirën ndërkombëtare me Kosovën e pavarur.

Në të njëjtën kohë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) kërkoi që Vuçiq të pranojë sa më shpejt marrëveshjen për marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Vuçiq duhet të ndalojë së luajturi me të ardhmen e Serbisë dhe qytetarëve të saj me politikë të pavendosur dhe duhet ta shpëtojë Serbinë nga sanksionet e reja, rënia ekonomike dhe shkatërrimi”, njoftoi LSV.

Presidenti i LSV-së, Bojan Kostresh, i cili pasoi Nenad Çanakun në krye të partisë, theksoi në një deklaratë për shtyp se “Serbia nuk ka nevojë për izolim dhe sanksione të reja, por për përparim dhe bashkëpunim” dhe se “e vetmja mënyrë për të zhvilluar dhe modernizuar Serbinë është të bashkohu me Bashkimin Evropian”.

Pesëshja diplomatike, në të cilën, së bashku me Lajçakun, i dërguari amerikan Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit e Francës Emmanuel Bonne, Gjermanisë Jens Plötner dhe për herë të parë një i dërguar italian, Francesco Talo, u takuan me Vuçiqin të premten pas një takimi të mëparshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë.

Dokumenti ka qasje të barabartë për palët, por nuk flitet për njohje reciproke

Vuçiq u tha gazetarëve se ai shfaqi të gjithë shqetësimin dhe rezervat për një çështje të rëndësishme, por nuk specifikoi se çfarë ishte, duke këmbëngulur se ai nuk mund të flasë për të sepse plani nuk është publik.

Radio Evropa e Lirë njoftoi, duke iu referuar planit të BE-së në të cilin kishte akses më parë, se dokumenti ka qasje të barabartë me palët dhe parashikon respektimin e integritetit territorial, paprekshmërinë e kufijve, njohjen e simboleve shtetërore dhe një marrëveshje të veçantë për komuniteti serb në Kosovë.

Sipas REL, dokumenti nuk përmend në mënyrë eksplicite njohjen reciproke apo anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara – për të cilën Kosova insiston.

Megjithatë, dokumenti përmend mbështetjen që të dyja palët duhet t’i ofrojnë njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa nga Serbia kërkohet që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë