Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pranohen pjesërisht disa prova që lidhen me ekspertin e ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

02/06/2025 - 12:38
në Lajme
A A
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka pranuar pjesërisht një kërkesë të Prokurorisë për të pranuar në prova materiale disa dokumente që lidhen me ekspertin William Goodwin, i cili dëshmoi më 13 janar 2025 në këtë rast.

Më 11 tetor 2024, Prokuroria kishte paraqitur një kërkesë për të pranuar në prova materiale disa prova që lidheshin me dëshminë e dëshmitarit W04875 në përputhje me Rregullën 138, 149 dhe 154, si dhe një kërkesë për ndryshimin e listës së provave materiale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më 16 dhjetor 2024, trupi gjykues e kishte nxjerrë një vendim ku kishte konstatuar se dëshmia e dëshmitarit të lartpërmendur- i cili është eksperti i ADN-së William Goodwin, të kualifikohet si i tillë. Kjo bëri që të shtyjë vendimin për pranimin e provave të propozuara deri pas dëshmisë së tij.

Ky dëshmitar ka dëshmuar më 13 janar 2025 dhe po të njëjtën ditë Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte paraqitur për pranim të provave për këtë dëshmitar.

Pra, sipas vendimit, ZPS-ja kërkon pranimin e provave të këtij dëshmitari duke përfshirë raportet e tij si ekspert, materialet burimore dhe provat materiale të lidhura me to.

Mbrojtja e kishte kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë me arsyetimin se ky dëshmitar ka minuar besueshmërinë dhe vlerën provuese të disa dokumenteve që janë përdorë gjatë marrjes së tij në pyetje.

Mbrojtja kishte thënë se ky dëshmitar nuk e kishte dhënë opinionin e tij të pavarur si ekspert dhe ai nuk mbështeti përfundimet që janë në materialet burimore për faktin se ai nuk ishte i përfshirë në kryerjen e analizave të ADN-së që qëndrojnë në themel të raporteve.

Gjithashtu, mbrojtja thotë se disa materiale në kuadër të provave të propozuara nuk duhet të pranohen përmes këtij dëshmitari përderisa ato nuk janë treguar apo komentuar nga vetë dëshmitari, si dhe bien jashtë fushës së ekspertizës së tij.

Paneli ka rikujtuar se tashmë është konstatuar se dëshmitari Goodwin mund të konsiderohet si ekspert në kuptim të Rregullës 149. Po ashtu, ka thënë se raportet e ekspertit lidhen me identifikimin përmes analizës së ADN-së, të mbetjeve skeletore të viktimave të pretenduara të përmendura në aktakuzë.

Paneli gjithashtu ka konstatuar e gjatë dëshmisë së tij, ky dëshmitar kishte konfirmuar autorësinë e raporteve se iu dha mundësia të jepte sqarime dhe korrigjime, si dhe me përjashtimin e atyre korrigjimeve, këto raporte janë të sakta dhe pasqyrojnë atë që ai do të thoshte nëse do të merrej në pyetje.

“Në dritën e sa më sipër, Paneli është i kënaqur që raportet e ekspertizave i plotësojnë kërkesat e Rregullës 149 dhe janë të pranueshme në përputhje me Rregullat 138 (1) dhe 149”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, paneli ka vlerësuar se edhe materiali burimor i këtij eksperti është i nevojshëm për të kuptuar raportet dhe dëshminë e tij.

Në vendim, thuhet se Paneli vëren që materiali burimor përbëhet nga 22 analiza të ADN-së për identifikimin e mbetjeve njerëzore, ku 20 prej tyre janë kryer nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Ndërsa, për dokumentet e mbetura përfshijnë një analizë fillestare të ADN-së të kryer nga Instituti i Kriminalistikës në Pragë dhe një analizë më të fundit të përditësuar të ADN-së, që lidhet me të njëjtën viktimë, e shoqëruar me një shënim zyrtar të ZPS-së.

ZPS-ja nuk kishte kërkuar pranimin e faqeve të dy artikujve nga materiali burimor, të cilat mbrojtja i kishte kundërshtuar si jashtë fushës së ekspertizës së këtij dëshmitari.

Megjithatë, paneli kishte vërejtur se materialet burimore ishin diskutuar me dëshmitarin dhe si rrjedhojë konstaton se ai material është i nevojshëm për t’i kuptuar raportet e ekspertit Goodwin.

“Si vërejtje më vete, dhe në kundërshtim me pretendimet e mbrojtjes, Paneli nuk bindet se dokumentet brenda materialit burimor përbëjnë raporte ekspertësh më vete dhe, si të tilla, nuk mund të pranohen përmes W04875. Paneli nuk i konsideron këto dokumente si “raporte të dëshmitarëve ekspertë” brenda kuptimit të Rregullës 149, dhe as autorët e tyre si “ekspertë të palëve të treta”, siç pretendon mbrojtja. Përkundrazi, këto dokumente janë material burimor të cilat W04875, që kualifikohet si ekspert brenda kuptimit të Rregullës 149, kishte të drejtë t’i konsultonte dhe vlerësonte gjatë përgatitjes së Raporteve të tij të ekspertizave”, thuhet tutje në vendim.

Si rrjedhojë, trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën duke pranuar në prova materialet e propozuara të këtij dëshmitari si dhe është urdhëruar ZPS-ja që të dorëzojë versionin e rishikuar të disa dokumenteve të tjera që iu mungonte përkthimi.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në parqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë