
Gjatë ditës së sotme (e diel) është paralajmëruar një vizitë në Prekaz nga një grup studentësh serbë, në kuadër të organizimit të Universitetit Veror të Prishtinës.
Me të kuptuar lajmin, tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” dhe një grup të qytetarëve të Skenderajt dolën në rrugë për të ndaluar vizitën e tyre në memorialin në Prekaz.
Në disa pamje të publikuara në media, shihen tifozët drenicas që me të parë një autobus në hyrje të fshatit dalin në rrugë për ta ndaluar, me dyshimin se aty ishin studentët serbë.
Në një prononcim për Veriu.info, nga kompania “Ariditi Tours” që transportonte stundetët kanë thënë se studentët nuk ishin serbë, por ishin studentë nga Europa.
Kompania “Arditi Tours” ka prezantuar edhe listën e udhëtarëve, ku lista nuk përmbanë asnjë emër serb.












