
Ligji i Punës vazhdon të jetë problematik në zbatimin e tij në praktikë ashtu si janë edhe shumë ligje tjera në vendin tonë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Moszbatimi i këtij ligji lidhet me mungesën e inspektorëve që do të lehtësonin zbatimin me përpikmëri të Ligjit të Punës.
Sipas të dhënave zyrtare, si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë në punë dhe mungesës së masave mbrojtëse, gjatë vitit 2019, në vendet e tyre të punës kishin humbur jetën 11 punëtorë. Kurse në vitin 2018, në vendin e tyre të punës kishin humbur jetën 22 punëtorë.
Inspektorët e Punës kishin qenë njëri nga premtimet e mëdha të kryeministrit Kurti gjatë fushatës elektoral të 2019 dhe 2021.
Por Kurti deri më tani nuk ka bërë asnjë veprim për ta përmbushur premtimin e tij madhor për 400 inspektorë të punës.
Aktualisht në vendin tonë janë 42 inspektorë që mbikqyrin zbatimin e Ligjit të Punës./Veriu.info/












