Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Premtimi i Kurtit për 4000 banesa sociale/ VV-ja: Ndërtimi nis këtë vit, opozita e akuzon për mashtrim të qytetarëve

04/05/2024 - 08:56
në Lajme
A A
Premtimi i Kurtit për 4000 banesa sociale/ VV-ja: Ndërtimi nis këtë vit, opozita e akuzon për mashtrim të qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm. Ky premtim nga Kurti ishte dhënë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Por edhe pas gati katër vite qeverisje nga ai, një premtim i tillë nuk është realizuar e as nuk ka nisur të realizohet, shkruan FrontOnline.

Janë vetëm 83 banorë që kanë përfituar 34 banesa të reja. Çelësat e këtyre banesave i ka dorëzuar kryeministri Albin Kurti, për 34 familje të komunitetit serb dhe rom në Graçanicë.

Premtimi zgjedhor për ndërtimin e banesave sociale, kishte marr sa vëmendje aq edhe përkrahje nga qytetarët e vendit, ku ishte mirëpritur jashtëzakonisht mirë.

Edhe këtë premtim të Albin Kurtit, opozita e sheh të pamundur që të realizohet brenda këtij mandati qeverisës.

Deputeti i VV-së: Këtë vit fillon projekti për ndërtimin e banesave sociale, po kemi pengesa nga komunat

Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline se këtë vit do të nis procesi për projektin i cili mundëson ndërtimin e banesave sociale, një premtim i dhënë ky nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.

‘’Unë personalisht pres që këtë vit me filluar projekti, jemi në fazën e konsolidimit të projektit edhe në terren. Sipas premtimit tonë, ish dashur të merr kohë ky projekt, por nuk e di tash, sepse nuk mund të merrem me detaje’’ deklaron ai.

Deputeti Mustafa thotë se ky proces po has në pengesa kryesisht nga komunat e vendit sepse ato nuk po u ofrojnë lokacionet, përjashtuar Komunën e Drenasit e cila udhëhiqet nga PDK me kryetar Ramiz Lladrovcin që ka ofruar lokacionin për ndërtimin e banesave sociale.

”Ky premtim është në proces e sipër, mirëpo ne kemi hasur në pengesa kryesisht në Komuna. Ne kemi kërkuar nga komunat me caktu lokacionin ku duan ata, me pajis me leje ndërtimi e më pas ne të fillojmë me projektin. Kjo është neglizhencë e komunave. E vetmja është Komuna e Drenasit e cila ka ofru një lokacion tillë, komunat tjera janë në proces por nuk kanë ofruar lokacionin’’ shprehet ai.

Më tej, Mustafa thekson se nuk intereson se a beson apo jo opozita në këtë premtim, pasi që sipas tij, Qeveria po punon në të mirën e qytetarit.

‘’Pavarësisht asaj, opozita e ka rolin e saj, ajo mund të besoj ose jo, por ne i kemi punët tona dhe po punojmë në të mirë ne qytetarit”, përfundon deputeti Mustafa për FrontOnline.

Shabani i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetët vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar.

‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati pesë vite prej kur e ka dhënë premtimin, unë dyshoj se ka me realizuar këtë premtim gjatë këtij mandati’’, thekson ai

Si anëtar i komisionit të lartë cekur, deputeti Shabani thotë se nuk ka ndonjë informacion nëse ka fillu ndërtimi i banesave sociale.

‘’Unë nuk kam ndonjë informacion që ka filluar ndërtimi. Ne si komision nuk kemi ndonjë raport për ndërtimin e tyre’’ shton ai.

Për deputetin Shabani, premtimi për ndërtimin e banesave social do të mbetët sikurse kauzat dhe premtimet tjera mashtruese.

‘’Kjo mbetët vetëm sikur premtimet tjera, sikur kauzat tjera, mbetët premtim dhe kauzë mashtruese” përfundon ai për FrontOnline.

 

Deputeti Manaj: Qeveria e Kosovës i mashtroi qytetarët për ndërtimin e banesave sociale

Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën e tyre zgjedhor’’ shprehet ai.

Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e sipër të mandatit të saj, por që nuk ka asnjë veprim konkret për realizimin e premtimit electoral për ndërtimin e banesave kolektive.

‘’Po përfundon mandati i plotë i kësaj Qeverie dhe nuk kanë marr veprime konkrete për realizimin e premtimit elektoral për masën e banimit të përballueshëm’’ deklaron më tutje Manaj.

Deputeti Manaj, thotë se me këtë premtim janë mashtruar qytetarët, që kanë pritur zgjidhjen e banimit.

 ‘’Pra, janë mashtruar familjet e shumta që kanë pritur zgjidhjen e problemit të banimit përmes kësaj mase’’ përfundon Manaj për FrontOnline.

 

Deputetja e AAK-së shprehet skeptike: Premtimi i VV-së për banesa sociale nuk do të realizohet

 

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale.

‘’Absolutisht jo, edhe ky premtim i bërë gjatë fushatës zgjedhore, sigurisht se nuk do të realizohet, të paktën jo se jo këtë mandat, ndonëse kështu është zotuar se do të ndodh sipas kryeministrit’’ thekson ajo.

Më tej, ajo thotë tej, ajo thotë se realizimi i këtij premtimi nuk ka gjasë as të filloj e lërë të përfundoj gjatë këtij mandati qeverisës.

‘’Nuk ka shanse as të fillojë këtë vit e lëre me të mbarojë ndërtimi i tyre. Por ne tashmë jemi mësuar me premtime boshe dhe lajm do ishte nëse një premtim i kryeministrit Kurti do të realizohet se për ato që nuk realizohen jemi mësuar tashmë’’ shton ajo.

Sa i përket dhurimit të tridhjetë e katër banesave për disa familje të komunitetit serb dhe rom në Graçanicë, deputetja Bytyqi e konsideron lajm të mirë, pasi sipas saj edhe ato familje janë pjesë e Republikës së Kosovës.

‘’Me sa kam informata 34 familje rome dhe serbe janë bërë më banesa në Gracanicë, projekt i cili është iniciativë e përbashkët e financuar nga BE dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ky është një lajm i mirë pasi të gjithë këta persona janë qytetarë të vendit tonë pra Republikës së Kosovës dhe çdo qytetar duhet të trajtohet siç duhet, pa dallim e diskriminim’’ përfundon ajo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë