Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Premtimi i Thaçit për Bill Klinton, kjo është biseda e bërë dy dekada më parë

06/04/2023 - 19:37
në Kryesore, Lajme
A A
Premtimi i Thaçit për Bill Klinton, kjo është biseda e bërë dy dekada më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Angazhimi i Ish-presidentit Hashim Thaci për të ruajtur paqen, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në Kosovë është vlerësuar herët nga autoritetet më të larta amerikane, ende pa mbaruar lufta.

Dokumentet publike që RTSH sjell sot për herë të parë, zbardhin një bisede domethënëse telefonike zhvilluar mes ish-Presidentit amerikan Bill Klinton dhe Ish- Presidentit të Kosovës Hashim Thaci në 20 qershor të vitit 1999.

Biseda telefonike zhvillohet në një kohë kur sapo ishte arritur marrëveshja që i hapi rrugë tërheqjes së trupave serbe nga Kosova duke i paraprirë disa vite më vonë edhe shpalljes së pavarësisë nga shteti i Kosovës.

Ish-Presidenti Bill Klinton siç zbardhet në dokumentin e publikuar asokohe nga Shtëpia e Bardhë jo vetëm që uron Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes së qershorit të vitit 1999, por e siguron atë se SHBA do të ndihmojë shtetin e ardhshëm të Kosovës për të vendosur paqe, për të ndërtuar vetëqeverisjen, për të ndërtuar forcat lokale të sigurisë.

Jam i kënaqur është shprehur Klinton 24 vjet me parë që kursi i spastrimeve etnike në Kosovë kishte përfunduar.

Po në të njëjtin dokument është zbardhur edhe përgjigja e Ish-presidentit Thaçi, i cili i thotë Presidentit amerikan se në Kosovë kanë qenë dhe do të jenë të angazhuar për paqe, se janë të angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe çdo minoriteti që jeton në Kosovë.

Një deklarate e tillë është përgëzuar asokohe nga ish-presidenti amerikan, i cili në bisede i thotë Thaçit se pas vuajtjeve të popullit të Kosovës, është domethënëse që ish-presidenti kosovar të angazhohej në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, çka tregon, thoshte Klinton në atë kohë se vendimi ynë ishte i drejtë.

Hashim Thaçi dhe drejtues të tjerë të UÇK-së kanë dalë këto ditë para gjykatës speciale, prokurorët e të cilës i akuzojnë për krime.

Ndërkohë dokumente të deklasifikuara të shërbimeve sekrete amerikane tregojnë se CIA ka qenë shumë e vëmendshme ndaj zhvillimeve në Kosovë, por deri me sot nuk ka publikuar ndonjë dokument apo të dhënë se krerë të UÇK-së kanë kryer krime.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë