Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe

13/09/2025 - 17:23
në Kryesore, Lajme
A A
Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili po garon për një mandat të dytë, ka dështuar të përmbushë disa nga premtimet kryesore që kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.

Sipas vlerësimit të publikuar nga Instituti GAP në platformën “Letërnjoftimi i Komunave”, Ferati ka bërë gjithsej 78 premtime gjatë mandatit aktual (2021–2025). Nga to, 69 janë përfunduar, katër janë gjysmë të realizuara, 11 janë në proces, ndërsa tri premtime nuk kanë nisur ende.

Ku dështoi Ilir Ferati?

Një nga premtimet kyçe të Feratit ishte ndërtimi i një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – projekt i cili, sipas raportit të GAP, nuk ka filluar fare.

Po ashtu, Ferati nuk ka realizuar premtimin për ndërtimin e “stacioneve të mençura” të autobusëve në zonat urbane të Istogut, përfshirë Vrellën, Banjën, Gurrakocin dhe Rakoshin.

Edhe në fushën e turizmit, kryetari aktual nuk ka arritur të përmbushë zotimet, shkruan Insajderi.

Ai kishte premtuar zhvillimin e turizmit malor përmes dhënies në shfrytëzim të pronave komunale në bjeshkët e Istogut për investitorë të interesuar në ndërtimin e kapaciteteve akomoduese.

Në vitin 2021, gjatë një takimi me Klubin Alpin “Podguri”, Ferati kishte premtuar realizimin e një plani investiv për ta shndërruar zonën malore të Istogut në një ofertë tri-ditore për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky premtim gjithashtu nuk është përmbushur.

Pavarësisht këtyre dështimeve, Ilir Ferati ka konfirmuar kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale të radhës, duke synuar edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Istogut./Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)
14/07/2026 - 23:32

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj. Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
14/07/2026 - 22:56

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu orëve të...

Më shumëDetails

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
14/07/2026 - 22:12

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel...

Më shumëDetails

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën
14/07/2026 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë