Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët

26/07/2026 - 10:26
në Lajme
A A
Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kristian Prenga ka lënë gjurmë me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, pavarësisht humbjes me nokaut në raundin e dytë të meçit të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.Boksieri shqiptar e nisi fuqishëm përballjen, duke e rrëzuar dy herë ish-kampionin e botës gjatë raundit të parë. Në ato momente, Prenga dominoi në ring dhe dukej se vetëm përfundimi i raundit e shpëtoi Joshuan nga një humbje e mundshme.

Megjithatë, britaniku u rikuperua në raundin e dytë dhe pas disa goditjeve të forta e rrëzoi Prengën, i cili nuk arriti të ngrihej përpara përfundimit të numërimit.Për 35-vjeçarin kjo ishte vetëm humbja e dytë në karrierë. Ai numëron 20 fitore, të gjitha të arritura me nokaut.
Pas meçit, Prenga tha se e pranon rezultatin si pjesë të vullnetit të Zotit.“Urime atij, por nuk ishte mbrëmja ime. Plani i Zotit ishte që ai të fitonte dhe unë jam në rregull me çfarëdo që ka vendosur Zoti”, deklaroi Prenga për revistën “The Ring”.

I pyetur se çfarë kishte menduar pasi e rrëzoi Joshuan në raundin e parë, ai tha se besonte se do ta përfundonte meçin në raundin pasues.“Kam menduar se do ta rrëzoja edhe në raundin e dytë, por kjo nuk ndodhi”, u shpreh ai.

Prenga foli edhe për mbështetjen e shqiptarëve në Jeddah, duke thënë se aty ndodhej vetëm një pjesë e vogël e tifozëve të tij.“Kam pasur vetëm 10 për qind të tifozëve këtu, pasi shumë nuk erdhën për shkak të luftës. Sikur meçi të zhvillohej në Evropë, do të kishte shumë më tepër shqiptarë”, tha ai.
Në fund, boksieri kërkoi falje nga mbështetësit.“U kërkoj falje. Nuk i kam bërë krenarë, por herën tjetër”, deklaroi Prenga.
Pas meçit, Joshua e vlerësoi lart kundërshtarin shqiptar dhe tha se ai ka potencial për të ardhmen.“Ai është djalë i fortë. Mendoj se Eddie Hearn dëshiron të nënshkruajë me të. Ka të ardhme të ndritur dhe, me më shumë përvojë, mund të arrijë në nivelet më të larta”, tha Joshua.

Para përballjes u intonua himni shqiptar, ndërsa Prenga hyri në ring me motive kombëtare. Në tribuna kishte shumë shqiptarë, disa prej tyre të veshur me kostume tradicionale.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë