
Disenjatori kosovar Valdrin Sahiti e ka pranuar publikisht se është i pajisur me pasaportë diplomatike.
Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti ka pranuar se e posedon tashmë.
“Pse a s’e meritoj a?”, i thotë ai Besim Dinës, në një promo të emisionit Oxygen, kur pyetet për këtë çështje.
Pas këtij deklarimi të Sahihiti i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Zyra e Presidentes.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka shkruar se presidentja nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike askujt asnjëherë.
Tutje ai ka shkruar se pyetje të tilla duhet të iu drejtohen qeverisë paraprake.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar këshilltari i Osmanit.
Valdrin Sahiti kujdeset për dukjen e presidentes Vjosa Osmani, e cila edhe si kryeparlamentare, edhe si shefe e shtetit.












