Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca Trump si kaptinë dhe dinamikë e radhës për Republikën e Kosovës

12/11/2024 - 21:56
në Opinione
A A
Presidenca Trump si kaptinë dhe dinamikë e radhës për Republikën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opinion nga avokati, Arsim Vranovci

Avokati i njohur Arsim Vranovci shpreh kënaqësinë që zgjedhjet në SHBA kanë kaluar pa asnjë problem serioz dhe kësisoj, demokracia amerikane ngadhënjeu si çdo herë tjetër, duke vazhduar të jetë model frymëzues për mbarë botën e lirë. Tashmë e kemi të konfirmuar Presidentin Trump si President të ri, i cili rikthehet në krye të Zyrës Ovale në Uashington D.C. pas 4 viteve dhe do të jetë Presidenti i 47-të i ShBA-ve. Kjo është hera e dytë që një President Amerikan e fiton mandatin e dytë jo të njëpasnjëshëm. Kjo kishte ndodhur me ish Presidentin Stephen Grover Cleveland, i cili kishte shërbyer si Presidenti i 22-të gjatë viteve 1885 – 1889 dhe më pas si Presidenti i 24-të gjatë viteve 1893 – 1897.

Sa i përket Kosovës, nuk ka fare shqetësim as për Presidentin Trump e as po të fitonte kandidatja demokrate Kamala Harris. Miqësia dhe aleanca jonë shkon përtej emrave të veçantë dhe dallimeve ideologjike që mund të reflektohen në gara të brendshme zgjedhore. Nga sa e kemi parë, ekonomia ka qenë çështja më e rëndësishme që i ka shtyrë më së shumti qytetarët amerikan të votojnë sipas Gallup News, ku sipas hulumtimit të tyre, 52% të amerikanëve e kishin konsideruar ekonominë si jashtëzakonisht të rëndësishme, 38% si shumë të rëndësishme dhe 9% deri diku të rëndësishme. Ndërkohë, politika e jashtme ishte e 14-ta me radhë si çështje për të votuar, të cilën 31% e kishin konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishme, 39% shumë të rëndësishme dhe 25% deri diku të rëndësishme. Bazuar në këto të dhëna, por duke u bazuar sidomos në rolin e Presidencave amerikan që nga koha e Presidentit Clinton në mos edhe më herët, përfshirë edhe presidencën paraprake të Donald J. Trump, jemi të bindur që politika e jashtme amerikane në raport me Republikën e Kosovës nuk do të ndryshoj. Të gjithë janë te vetëdijshëm për investimet dhe mbështetjen e pa rezervë të SHBA-vë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe parandalimin e depërtimit rus dhe kinez në rajon me qëllim që ta destabilizojnë rajonin.

Presidenti Trump ka një bagazh jashtëzakonisht të suksesshëm në botën e biznesit dhe ndoshta kjo e dallon sado pak edhe me ne në raport me ne si rajon i Evropës Juglindore ngase Trump nuk është një politikan karriere tipik. Republika e Kosovës duhet të jetë vigjilente gjatë shpalosjes së projekteve të mëdha ekonomike nga të cilat mund të përfitojmë si qytetarë dhe si Republikë. Inaugurimi i Presidentit Trump do të bëhet me 20 janar të 2025 dhe kësisoj do të hapet kapitulli i ri i një Presidence të re që do të punoj në realizimin e pritjeve të qytetarëve amerikan por duke mos e anashkaluar rolin e saj të lideres botërore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mbesim të bindur që do të vijnë kohë edhe më të mira për ne fal miqësisë sonë të vendosur me shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar dhe sidomos ShBA-të. Kosova dallon nga shumica e vendeve tjera sepse tek ne, përkundër dallimeve të brendshme mes partive politike, orientimi ynë strategjik drejtë integrimit në strukturat veri atlantike nuk janë vënë në dyshim në asnjë moment të vetëm. Për më tepër, populli i Kosovës e ka të njëjtin synim, po ashtu. Ne e urojmë Presidentin e sapo zgjedhur Donald J Trump dhe Kamala Harrisin për një fushatë dhe garë dinjitoze dhe e përgëzojmë popullin mik amerikan për pjekurinë e treguar duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për legjitimuar presidencën e re. Urime, Amerikë!

JU REKOMANDOJMË

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
Opinione

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

15/01/2026 - 13:57
Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Opinione

Berat Buzhala: Kuvendi i LDK-së duhet me e detyru Lumirin me vazhdu kryetar të partisë. Qe pse

14/01/2026 - 21:25
Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
Opinione

Kur arsimi prodhon diploma, por e varfëron shtetin

13/01/2026 - 13:49
Roli i kulturës politike në frenimin e procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë gjatë vitit 2025
Opinione

Roli i kulturës politike në frenimin e procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë gjatë vitit 2025

07/01/2026 - 15:32
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

Diaspora që voton dhe ikën

05/01/2026 - 14:01
Kurti po nbahet në pushtet nga paaftësia e opozitës
Opinione

Kurti po nbahet në pushtet nga paaftësia e opozitës

29/12/2025 - 15:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë