Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka mbërritur në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.
Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj.
I pari i shtetit kroat po shoqërohet nga zonja e parë Sanja Musiq-Milanoviq.
Begaj dhe Milanoviq, pritet që të mbajnë një konferencë për media.













