Tani, në kohën tonë, bota është në një udhëkryq. Luftërat lokale mund të provokojnë një kolaps global. Vuajtja në të cilën është hedhur një komb i caktuar mund t’i tërheqë kombet fqinje në humnerë”, kështu ka paralajmëruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vendi i të cilit është duke luftuar kundër Rusisë.Ai këto fjalë i ka thënë në një video lidhje në Forumin e Paqes në Paris, teksa bërë thirrje për bashkim për ruajtjen e paqes pasi sipas tij vetëm në ketë mënyrë ndalen vuajtjet.“Është pikërisht bashkëpunimi dhe uniteti i të gjithë atyre që vlerësojnë vërtetë paqen që mund të parandalojë katastrofat dhe të ndalojë vuajtjet e popujve. Në këtë, çdo komb ka rëndësi. Të gjitha kombet janë të barabartë dhe çdo komb meriton respekt. Vetëm një qasje e tillë mund të realizojë të drejtën e çdo fëmije të çdo kombi për një botë në të cilën ka më shumë shembuj të arritjes së paqes sesa histori për shkatërrimin e saj”, ka shtuar Zelenskyy.A ka përfunduar duke shkruar në rrjetin social “X” se është mirënjohës që edhe “në kohë kaq të vështira e të trazuara, Forumi i Paqes në Paris mbetet aktiv dhe kontribuon në bashkëpunimin global. Qofshin të frytshme përpjekjet tona të përbashkëta!”.










