Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.Ajo sot do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike
Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...
Më shumëDetails











