Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani mbanë “gjallë” shpresat tek Konjufca!

14/11/2025 - 11:11
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani mbanë “gjallë” shpresat tek Konjufca!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur kanë mbetur edhe shtatë ditë kohë kushtetuese që mandatari për formimin e Qeverisë Glauk Konjufca duhet të dal përpara deputetëve të tregojë nëse i ka siguruar votat e nevojshme apo jo, Kuvendi ende nuk ka planifikuar një seancë për këtë çështje. Deri më tash asnjë zyrtar i LVV-së nuk ka garantuar për RTV21 nëse i ka votat e nevojshme. Por, pavarësisht kësaj, presidentja Osmani pas mandatimit të Konjucës ka besuar se ai i ka gjasat më të mëdha në formimin e Qeverisë. Por, ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj për RTV21 tha se presidentja Osmani bëri shkelje kushtetuese me mandatimin e Konjufcës, në mungesë të votave të nevojshme.

‘’Akgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 e cila e sqaron shumë qartë se kush mund ta formojë Qeverinë. Qeverinë mund ta formojë ajo parti apo koalicion e cila i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Mendoj se presidentja ka bërë shkelje kushtetuese dhe ishte dashur që partitë politike të tjera të mbledhin numrin e mjaftushëm të votave që të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese që të merr vendim meritor.  Sipas këtij akgjykimi, del se partia fituese LVV-ja nuk ka numra të mjaftueshëm të votave për të formuar Qeverinë pa hyrë në koalicion me ndonjë parti tjetër politike parlamentare”, tha Prenkaj.

Zgjatja e mandatarit të dytë nga LVV-ja ka të bëjë me blerje kohe dhe tash siç ka hyrë në zhargonin publik “peshkim” të votave eventuale. Konjufca edhe deklaratën e parë kur është mandatuar tha se nuk është i interesuar për një koalicion për të formuar Qeverinë, por thërret partitë politike që ta votojnë. Jemi në një pozicion i cili është jo kushtetues nga ana e presidentes dhe nga ana tjetër kemi një parti politike e cila ka dal e para nga zgjedhjet e fundit por e cila nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë.

Ndërkohë, PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë deklaruar se nuk e mbështesin formimin e Qeverisë Konjufca.  Deputeti i PDK-së Jakup Nura tha se PDK mbetet unike në këtë qëndrim edhe pse ka dhënë dorëheqje kryetari Memli Krasniqi.

‘’PDK-ja ka treguar unitet gjatë gjithë kësaj kohe. Ne qëndrimit tonë e kemi bërë të qartë edhe më parë se pasi që nuk ka ndonjë iniciativë serioze të LVV-së për të krijuar institucionin më të rëndësishëm Qeverinë ne nuk do të përkrahim dhe nuk do të japim votë nga ana jonë. Është shpenzuar një kohë jashtëzakonisht e vlefshme për Kosovën dhe për qytetarët e saj kështu që mendoj se  nuk ia vlenë më të diskutohet për një Qeveri Kurti ose Konjufca. PDK-ja ka treguar vazhdimisht se nuk është ëvetëm kryetari i cili e krijon i vetëm unitetin brenda partisë. Kryetari gjithsesi është i rendësishëm por PDK-ja është unike dhe do të flet me një zë. Kështu që në asnjë formë nuk besoj se e meriton  Konjufca 1 apo Kurti që të marrin votat e PDK-së”, tha Nuraj.

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përjashtuar çdo skenar që deputetët e AAK-së do ta votonin Glauk Konjufcën për kryeministër. Në një përgjigje për RTV21 deputeti Brahimaj tha se prozimi i Glauk Konjufcë për mandatar është skenar i Albin Kurtit për të zvarritur krijimin e institucioneve .

‘’Propozimi i Glauk Konjufcës për mandarat është mashtrimi i radhës i Albin Kurtit për blerje kohe. Në asnjë rrethan Glauk Konjufca nuk është i interesuar që të marrë as 57 vota e lëre më 61 vota. Kështu që Kurti nuk është person që e duron që një kolegë të marrë vota më shumë se ai. Kështu që kjo është vetëm për blerje kohe dhe mashtrim për të vazhduar me zhvatjen e institucioneve pa llogaridhënie dhe pa një Parlament. AAK-ja në asnjë rrethan nuk ka votë për Konjufcën dhe ashtu siç janë deklaurar edhe partitë tjera nuk kanë gatishmëri për të votuar Gonjufcën. Të gjithë janë deklaruar pas takimit me presidentes se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet”, tha Brahimaj.

RTV21 nga burimet brenda LVV-së merr vesh se është duke u planifikuar që seanca për formimin e Qeverisë të thirrët jo më vonë se deri në fundjavë. Por, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kuvendit./RTV21/21Media

JU REKOMANDOJMË

Profesori i ekonomisë: Qeveria Kurti do të prodhojë inflacion, nuk do ta zbusë atë

Profesori i ekonomisë: Qeveria Kurti do të prodhojë inflacion, nuk do ta zbusë atë
28/05/2026 - 08:31

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka kritikuar mënyrën e shpërndarjes së pakove financiare nga Qeveria Kurti, duke vlerësuar se këto politika po ndikojnë në rritjen e inflacionit në...

Më shumëDetails

Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale

Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale
28/05/2026 - 08:10

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë...

Më shumëDetails

Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria

Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria
28/05/2026 - 07:59

Analisti politik Ben Andoni ka thënë se beson që Kosova ka mbështetje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa Shqipëria. Derisa ka folur për vizitën...

Më shumëDetails

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    612 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë