Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar me presidentin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.