Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani thotë se veriu ka zgjidhje: Po kontaktojmë me ndërkombëtarët

27/06/2023 - 20:27
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani risjell fjalimin për Vasfije Krasniqin në Ditën e Eliminimit të Dhunës Seksuale në Luftëra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krerë e përfaqësues të 13 shteteve të Evropës Juglindore janë mbledhur në Podgoricë, në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Në këtë samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila foli edhe për situatën në veri të Kosovës, shtensionimin e situatës e zgjedhjet e parakohshme e të mundshme në katër komunat në veri të vendit.

Në intervistë për RTK-në nga Podgorica, presidentja Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Republikës, është me rëndësi që Kosova ta gjejë zgjidhjen bashkë me aletatët e saj.

Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sudimit të ligjit e sovranitetit.

Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.

“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani për RTK-në.

Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjehdje dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

“Këtë e shoh si çështjen më urgjente dhe njëkohëshsit të vazhdojnë përpjeket e Policisë së Kosovës për sundim të ligjit në veri e në veçanti për ndëshkimin e personave që morën pjesë në dhunë ndaj KFOR-it, policëve e gazetarëve”.

Duke folur për masat e mundshme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, në rast të mos shtensionimit të situatës në veri, presidentja Osmani tha se është duke u punuar në evitimin e masave të tilla.

“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë”.

Teksa foli për samitin në të cilin po merr pjesë e që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, presidentja Osmani u shpreh se një iniciativë e tillë ekziston që nga viti 1996 dhe përfshinë 13 shtete të Evropës Juglindore.

“Qëllimi është të flasim për hapat që vendet tona të përafrohën me BE-në. Procesi i integrimit evropian është prej temave kryesore, pastaj tema e dytë ishte siguria, pasi ka kohë që e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës është nën sulm për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, tha ajo.“Por edhe rajoni ynë preket nga ndikimi malinj rus përmes Serbisë dhe këto ishin disa nga temat që i kam shtruar unë dhe shumë folës”, tha Osmani, duke shtuar se edhe pjesë e diskutimeve ishte edhe zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.
“Në emër të Republikës së Kosovës, përvec akspekteve pozitive të bashkëpunimit rajonal që na con drejt integrimit evropian, nëpërmjet iniciativave si kjo, por edhe Procesi i Berlimit, natyrisht se kam folur edhe për sfidat e fundit të sigurisë që janë duke u shkaktuar nga Serbia e cila ka shkaktuar akt agresioni ndaj Kosovës,shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe po ashtu edhe shkelje të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake që e ka me NATO-n”.

Presidentja Osmani deklaroi se asnjë nga këto veprime nuk kontribuojnë në fqinjësi të mirë.

“Përkundrazi, rrezikojnë përpjekjet edhe të BE-së edhe aleatëve tanë në SHBA për paqe e stabilitet dhe anëtarësim në strukturat euro-atlantike”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë