Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja tha se Borell ka pranuar të bëjë “propozim për heqjen e masave”, në Bruksel thonë se s’ka asgjë të re

04/01/2024 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja tha se Borell ka pranuar të bëjë “propozim për heqjen e masave”, në Bruksel thonë se s’ka asgjë të re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka hyrë në vitin e ri 2024 nën masa të Bashkimit Evropian. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për këtë çështje ka folur gjatë dhjetorit me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell, i cili sipas saj, ka pranuar që të hartojë një propozim për atë se si t’i hiqen ato Kosovës.

Gazetën Express ka kërkuar një përgjigje në Bruksel, por ata kanë thënë se në këtë fazë s’kanë asgjë për të thënë duke referuar tek konkluzat e Këshillit të BE-së. Aty thuhet se masat mund t’i hiqen Kosovës në momentin që do t’i plotësojë kërkesat e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.

Për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti sa i përket Veriut dhe refuzimit të ndërmarrjes së veprimeve për de-eskalim, Bashkimi Evropian më 28 qershor ka marrë disa masa kundër Kosovës, të cilat vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Krerët e institucioneve të Kosovës në vazhdimësi i kanë cilësuar si të padrejta dhe joproporcionale dhe kanë kërkuar që të hiqen. Për heqjen masave BE ka kërkuar nga Kosova plotësimin e disa kushteve, që lidhen me de-eskalimin e ku përfshihen reduktimi i njësive speciale në Veri, largimi i kryetarëve të 4 komunave atje dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Në konkluzionet e Këshillit të BE-së të miratuara në dhjetor është konstatuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen në momentin që do të plotësohen kushtet e përmendura nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, të publikuara më 3 qershor.

Edhe përkundër këtij konstatimi të Këshillit, gjatë vizitës së saj në Bruksel më 13 dhjetor, gjatë paraqitjes para gazetarëve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar që të hiqeshin masat ndaj Kosovës meqë sipas saj janë marrë të gjitha masat për de-eskalim të situatës.

“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menaxhimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentes, BE në një përgjigje zyrtare për Express s’kishte pranuar që të komentojë duke referuar tek konkluzionet e Këshillit të BE-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për RTV 21 ka përmendur një zhvillim të ri, ku siç është shprehur ajo, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i ka premtuar se do të hartojë një udhërrëfyes për atë se si mund t’i hiqen masat Kosovës. Shefja e shtetit ka thënë se do të mundohen të bëjnë presion pozitiv që një propozim i tillë të ndodh sa më shpejt.

“Në takimin e fundit në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, kam insistuar të përfshihet një rrugë e qartë se si hiqen masat, dhe më këtë kërkesë pastaj është caktuar ajo rrugë në konkluzionet e Këshillit të BE-së ku ia kanë dhënë këtë të drejtë që Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell që ai ta bëj propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato të hiqen. Z.Borell më ka premtuar se do ta bëjë këtë propozim. Ne vazhdimisht do të bëjmë presion pozitiv, nëse mund ta quaj, që ky propozim të vijë shumë shpejt”, ka thënë Osmani për RTV 21.

Por a do ta bëjë Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell, një propozim të tillë ku Kosovës do t’i tregohet rruga se si hiqen masat. Në një përgjigje për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian kanë thënë se s’kanë asgjë për të shtuar në këtë fazë, duke përmendur qëndrimin e fundit të tyre që referon tek konkluzionet e Këshillit.

“Nuk kemi asgjë për të shtuar për këtë çështje në këtë fazë në përgjigjen që ju dhamë muajin e kaluar”, ka thënë Zoi Muletier për Gazetën Express.

Republika e Kosovës nga 28 qershori zyrtarisht është nën masa të Bashkimit Evropian. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se aleatët kanë përgatitur edhe masa shumë më të ashpra ndaj Kosovës dhe individëve, por që sipas saj, falë punës si presidente diçka e tillë është parandaluar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë