Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nesër do të vendosin kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore të 31 shqiptarëve të masakruar në lagjen e Kovaçëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Njëri nga familjarët ka ftuar familjarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ngjarje që mbahet nesër nga ora 13, ku përkujtohet 23 vjetori i maskarës së lagjes së Kovaçëve ku u masakruan 31 shqiptarë.
Qytetari Tefik Sejdiu ka dërguar këtë njoftim në adresë të Veriu.info.
Njoftim:
Nesër më 14.04.2022 në orën 13:00 në Lagjën tonë Martirët e Kombit për 23 vjetorin e Masakrës më të madhe në qytetin e Mitrovicës ku u ekzekutuan 31 familjarët tanë, për t’ju bërë homazhë vjen Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe kryetari i Komunës z.Bedri Hamza, ftoj familjarët të marrin pjesë.
Me respekt tefik Sejdiu












