Qendra tregtare “Prishtina Mall” sot po mban ceremoninë hapëse në praninë e disa figurave të rëndësishme politike, raporton Veriu.info.
Njëri nga aksionarët e kësaj qendre, Skender Bajrami, pronar i autosallonit “Alberti” u arrestua nën dyshimin e veprës penale fajde por u lirua shpejt me masë të veçantë.
Ani pse njëri nga aksionarët u arrestua për fajde, kjo nuk e ka ndaluar presidenten e vendit Vjosa Osmani që të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Madje Vjosa Osmani mbanë edhe fjalim në këtë ngjarje ku thur lavde për investitorët, njëri nga të cilët i arrestuar për fajde.

Nga gjithsej 15 të arrestuarve, vetëm pronari i “Albertit”, aksionar i “Prishtina Mall” u lirua me masë të veçantë për të mos iu afruar të dëmtuarve.













