Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prezantimi i “Deklaratës së Vidovdanit”: Thekset kryesore (dhe të rrezikshme) të këtij akti politik

27/06/2023 - 15:21
në Lajme
A A
Prezantimi i “Deklaratës së Vidovdanit”: Thekset kryesore (dhe të rrezikshme) të këtij akti politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbët janë mbledhur sot për nder të Vidovdanit në Mitrovicën e Veriut, dhe një politikan i Listës Serbe e ka lexuar të ashtuquajturën “Deklaratë të Vidovdanit”. Çka thuhet në të?

Gazetari Boban Bogdanoviq kërkoi që kjo deklaratë të shpallej si “akt terrorist” dhe të arrestoheshin menjëherë liderët e Listës Serbe. Deklarata në fjalë u lexua nga Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Komunës së Zveçanit.

Por, cilat janë elementet më të rrezikshme të saj.

Serbët e Kosovës / Bogdanoviq: “Deklarata e Vidovdanit” akt terrorist, të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste
Deklarata akuzon se serbët në mbarë Kosovën janë përballur për dy dekada “me dhunë të paparë”, duke e etiketuar atë dhunë të pretenduar si “fashiste”.

“Që nga fillimi i vitit, gjashtë bashkatdhetarë tanë, mes të cilëve dy fëmijë, janë plagosur nga shpërthimi i urresjtjes etnike me armë të zjarrit.” – pretendohet në deklaratë.

Ata akuzuan Kosovën edhe se po i konfiskonte “tokën e stërgjyshërve serbë” për të ndërtuar baza policore mbi të.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa të vendosur për të qetësuar tensionet, sepse ne nuk mund ta tolerojmë më këtë mizori.”

Deklarata përmend edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në të cilin thotë se populli serb ka pasur besim.

Betimet e kryetarëve / Fjalët e Vuçiqit për 28 maj dhe raportimi se serbët e bëjnë vetë Asociacionin: Sa serioze janë këto paralajmërime?
“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan – a kemi Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe? Përndryshe, ne e dimë se çfarë të bëjmë.” – thuhet tutje.

Megjithatë, deklarata më pas zbutet pak (përkohësisht) duke thënë që në këto sfida “legjitime” llogarisin në “ndihmën dhe mbështetjen e shtetit tonë të vetëm, Serbisë, dhe presidentit tonë, Aleksandër Vuçiqit, që ka qenë gjithnjë mbështetësi ynë më i madh.”

Dhe, kërcënimi më i madh i kësaj deklarate bëhet përmes këtyre fjalëve:

“Në prag të Vidovdanit, kur çdo gjë shihet dhe çdo fjalë e dhënë bëhet zotim, ne serbët nga veriu i Kosovës dhe Metohisë themi se, nëse vazhdon mizoria ndaj popullit tonë, do të detyrohemi të përgjigjuni të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes dhe ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar e mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpinë tonë dhe familjet tona.”

Çka ishte paralajmëruar?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte dhënë një paralajmërim për 28 qershor, festën e Vidovdanit, përmes këtyre fjalëve:

“Në Vidovdan gjithçka do të mund të shihet, serbët do të marrin hapa paqësorë në rrugën e tyre të lirisë, në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare,”

Gazeta Blic në Serbi – dhe medie tjera serbe – kishte paralajmëruar madje edhe se do të shpallej njëanëshëm Asociacioni nga serbët por fatmirësisht nuk ka shenja të tilla.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë