Gjesti, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” 3, u përball me një pritje të ashpër në natën e parë të qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”.
Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të shumta në publik, dhe u komentua nga gazetarët në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Gazetari Lorik Kajtazi theksoi rëndësinë e mikpritjes në natën e parë.
“Kur të vjen dikush në shtëpi, duhet ta mirëpresësh. Pastaj, natën tjetër bëni çfarë të doni, garoni, por natën e parë është detyrë të jesh mikpritës”, tha Kajtazi.
Redion Shtylla, duke komentuar ngjarjen, e quajti pritjen një sjellje “kafshërore, të ulët dhe aspak të drejtë”.
Sipas tij, disa prej banorëve, që pretendojnë të jenë VIP-a, u ndjenë të kërcënuar nga vëmendja që Gjesti mori që në hyrje, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, gazetarja Agnesa Ademaj e vlerësoi ngritjen graduale të Gjestit si fenomen.
“Ai nuk u bë fenomen për 24 orë, por me kalimin e kohës. Prej ditës së tretë apo të katërt, ai u shqua si më i veçanti nga të tjerët, duke rritur bagazhin e adhuruesve të tij. Mikpritja mungoi, sepse banorët e dinin që ai ishte kërcënim i madh për ta”, u shpreh Ademaj.
Në anën tjetër, gazetarja Blerina Shoshi bëri krahasime me pritje të ngjashme në reality show-t e tjera.
“Gjesti fitoi publikun që atë natë, por mikpritja që i bënë banorët ishte e trishtë. Fakti që e lanë të flejë në sallon flet shumë”, shtoi Shoshi./Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin e plotë: