Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave për gjendjen në pikët e kalimit kufitar.
Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë rritur. Qytetarët në këtë pikë kalimi po presin deri në 3 orë për ta lëshuar Kosovën,
kurse për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta.
Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë pritjet janë 30 minuta. Edhe në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi gjysmë ore.Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.












