Të dielën një incident ka ndodhur në Prizren. Një qytetar vendosi një flamur në një autobus me tabela të Serbisë i cili u ndal te Ura e Arastës.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.
Siç merr vesh Sinjali, gjithçka nisi pasi vizitorët serbë zbritën nga autobusi me tabela të Vranës, kur një qytetar i Prizrenit u afrua dhe vendosi një flamur me mbishkrimin ‘UÇK’.
Pas kësaj, një prift serb dyshohet se doli te autobusi, ku ndodhej edhe i dyshuari, por ky i fundit e ka kapur për krahu dhe e ka larguar.
Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet përkatëse kanë intervenuar, ndërkohë që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është prangosur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj tij është inicicuar rasti “Sulm”.












