Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Problemi i Albin Kurtit me Liburn Aliun nuk është korrupsioni

22/10/2024 - 19:19
në Opinione
A A
Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lufta e Albin Kurtit me Liburn Aliun ma kujton luftën e Hashim Thaçit me Fatmir Limajn, e ndoshta në miniaturë, njëfarë lufte të Erdoganit me Gulenin. E kurse krejt kjo, në parim, është njëfarë tendence e liderëve autoritarë, që kur fitojnë pushtetin, gradualisht ndahen prej shokëve të tyre të ditëve të para, sepse ata e urrejnë të kenë në kabinet dikë që mund t’i thotë, në prezencë të figurave të tjera servile, “mos ha mut.”

E urrejnë të kenë dikë në kabinet që mund t’u thotë “a te kujtohet ty kur m’ke pas thanë ‘shko lypja do pare qiti’ ose ‘organizoje sulmin ndaj qitij’.

Me fjalë të tjera, Albini nuk ndihet aspak rehat në prezencë të Liburnit. Sepse, sipas librave që studiojnë këtë dukuri, lideri autoritar, profeti, gjysmë zoti, nuk ka dhe nuk duhet të ketë shokë; nuk duhet të ekzistojë askush afër tij që mund të tregojë ndonjë ves për liderin ose shprehi që e bën të duket si njeri.

Në kohën e PDK-së, për Hashim Thaçin, qai ka qenë Fatmir Limaj. Mes tjerash, me Hashimin, Fatmiri kishte aq intimitet sa edhe janë sharë me nanë. Një liri e tillë shndërrohet në shqetësim kur lideri fillon të krijojë besimtarë e parë. Kjo është e pranueshme në ditët e para të krijimit të një religjioni, por jo kur ai bëhet një organizim serioz.

Në kohën e Albin Kurtit, duket se ai që po ia prish lojën është Liburn Aliu. Njësoj si Hashimi që i kishte çuar Fatmirit Adem Grabovcin si zëvendësministër për të parë mos po vjedh, qashtu edhe Albini ia ka çuar Liburnit Hysen Durmishin.

A e mbani mend kur Liburni nuk pajtohej me Albinin për pozicionimin e tij në zgjedhjet në Luginë, a në Maqedoni?

Eh, këtë fenomen Kurti nuk e duron dot as për hajgare. Tutet se me kalimin e kohës mund të marrë zemër edhe Mefi me pasë mendim personal, edhe Dimali, edhe kuca e macja. Prandaj, më mirë me ia hjekë krytë kësaj dukurie, jo veç dukurisë, sa ajo është në hapat e parë.

Mandej, nëse mund t’ia lidhë kokën kësaj pune në emër të korrupsionit, hala më mirë.

Kjo që po them, nuk e bën as Albinin as Hashimin të pakorruptuar, që po duan kinse të luftojnë krimin e korrupsionin në qeveritë e tyre, dhe as nuk e bën Fatmirin dhe Liburnin të korruptuar, vetëm pse liderët janë prishur me ta.

Unë, në parim, mendoj se qeveritë janë të korruptuara nga natyra, sepse janë në shërbim të grupeve të tyre të interesit, më shumë sesa në shërbim të qytetarëve. Korrupsion është edhe nëse i shërben më shumë elektoratit tënd sesa elektoratit të partisë tjetër, sepse e bën këtë që ata të të votojnë ty.

Mandej, disa janë të korruptuar që marrin para dhe çojnë në shtëpi, ose blejnë shtëpi, ndërsa disa vendosin që paratë e buxhetit t’i përdorin për të qëndruar në pushtet.

As kjo nuk osht e ndarë si me thikë. Edhe te rasti i parë, edhe te rasti i dytë, ka devijime.

Për shembull, unë prirem të besoj që Liburni është i korruptuar në kuptimin klasik të fjalës, siç tregon edhe dokumenti i prokurorisë që kërkon zgjerim të hetimeve për të për korrupsion.

Megjithatë, ky korrupsion i Liburnit nuk është kurrsesi më i keq se korrupsioni i Martinit, Nagipit, Rozetës, etj. Dallimi i vetëm është se, me gjasë, Liburni nuk ka kërkuar leje nga Albini për të qenë i korruptuar. Ose Albini mendon kështu.

Duke pasur një buxhet të madh në dispozicion, sikurse Fatmiri në kohën e Hashës, edhe Albini po tutet, ashtu siç është tutë Hasha, se tani Liburni nuk po e koordinon vjedhjen. E shqetëson fakti që Liburni nuk i kthen mesazhet Dejonës dhe nuk është bërë asistent i saj.

Albinin e pengon fakti që Liburni ka krijuar Kishën e tij Autoqefale, në kuadër të Kishës së tij. Prandaj, Albini duket i lumtur nëse Liburnin e largojnë disi, por më mirë që këtë ta bëjnë armiqtë e tij, në mënyrë që ndoshta Liburni nuk flet.

Sigurisht që Liburni nuk është kaq naiv. Ai e di që Albinin e shqetëson fenomeni i njerëzve të barabartë, jo pse dikush po vjedh.

Liburni, edhe sikur të kishte 100 jetë, nuk mund të abuzonte aq sa ka abuzuar Martin Berishaj. Para me thes, në kuptimin e plotë të fjalës.

Sido që të jetë, siç thonë, lisin e çan pyka e vet.

Për momentin, Liburni duket i braktisur. Duket në mëshirë të fatit. Atë e ka braktisur familja politike, e po ashtu edhe familja biologjike.

Vetëm prokurori nuk e ka braktisur.

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë