Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Procedohet kërkesa e PDK-së për Trustin në Qeveri, si do të votoj VV?

21/03/2022 - 16:01
në Kryesore, Lajme
A A
Procedohet kërkesa e PDK-së për Trustin në Qeveri, si do të votoj VV?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust, kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës.

Derisa pro këtij propozimi janë edhe deputet të AAK-së, kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, dolën sot grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se qeveria ka afat një muaj që ta shqyrton kërkesën e kryesisë për Trustin, por ai kërkon nga ekzekutivi që këtë çështja ta trajton që në mbledhjen e parë, që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri 30 përqind.

“PDK dhe grupi parlamentar i saj kanë propozuar tërheqjen edhe të një sasie të caktuar nga Trusti, pikërisht për ato familje që vërtet e kanë problem që t’ia dalin me të ardhurat e tyre më i mbuluar shpenzimet mujore. Ne e kemi nis plotësim ndryshimin e këtij projektligji. Ky projektligj sot i shkon Qeverisë së Kosovës.

Qeveria i ka afat një muaj më së largu që t’i kthej përgjigje Kuvendit të Kosovës. Nëse jo, ky projektligj hyn në procedurë parlamentare. Mirëpo, ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës, duke pasur parasysh faktin që jemi në një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe të papërballueshme me rritjen e kostos së madhe të jetës në Kosovë, mos ta pret qeveria të bëhet një muaj, por ta trajtojë qysh në mbledhjen e parë kur do t’i shkojë nga Kryesia e Kuvendit.

Nga kryesia i shkon sot, dhe ne besojmë që në këtë javë mund ta trajtojmë çështjen e tërheqjes së Trustit nga qytetarët të cilët e kanë vështirë ta kalojnë muajin me të ardhurat që kanë si rezultat i ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, të naftës dhe energjisë”, tha ai.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se si grup parlamentar nuk e mbështesin tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Deputetja theksoi se ka mënyra të tjera për t’i ndihmuar qytetarët në këtë krizë me çmimet.

Jo nuk e ka mbështetjen tonë, edhe nuk do ta ketë për arsye se vet koncepti i Trustit dhe dizajnimi i Fondit të Kursimeve pensionale ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare. Ajo çka mbetet të diskutojmë bashkë me opozitën është që të diskutojmë modalitetet tjera të ndihmës. Natyrisht, ato që qeveria në vazhdimësi nuk ka hezituar që t’i prezantojë.

Mos të harrojmë se kemi pasur një Pako për rimëkëmbje ekonomike nga qeveria, duke filluar nga qershori i vitit të kaluar. Natyrisht që edhe për këtë vit janë shtuar ato qoftë për rezervën shtetërore, apo për kategoritë tjera buxhetore, në veçanti për kategoritë sociale.

A është e mjaftueshme, natyrisht se jo, ne jemi të vetëdijshëm se ballafaqohemi me një ekonomi e cila është shumë fraxhile ndaj rritjes së çmimeve që vijnë si rrjedhojë e importit të madh. Besoj se do të gjenden forma të tjera, nuk mund ta mohojmë krizën, kriza po ka ndikim në Kosovë dhe në rajon… Kjo formë e shpejt, ose kjo mënyrë që vazhdimisht i kthehet PDK-ja kësaj ideje, nuk tregon diçka më shumë se vetëm një koncept në të cilin hahet e ardhmja në dobi të sotmes.

E kjo ka qenë edhe koncept i PDK-së për shumë vite, e tash me këto pasoja po ballafaqohemi. Prandaj, nuk dëshirojmë që pas 20 viteve, qytetarët tanë që mbushin moshën 65-vjeçare të ballafaqohen edhe me një problem tjetër që krijohet si rrjedhojë e një vendimi të pa matur sot”, theksoi ajo.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë, theksoi se gjendja ekonomike në vend mbetet e vështirë, derisa ka kërkuar nga Qeveria miratimin e ligjit për rritjen e pagës minimale në 400 euro, miratimin e Ligjit të pagave, si dhe ndryshimi i ligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri ka komentuar edhe punën një vjeçare të qeverisë Kurti.

“Gjendja ekonomike në vend nuk mbahet mend që ka qenë më e vështirë dhe më keq, kjo vjen edhe për shkak të konfliktit global, por edhe për mos veprimit të qeverisë. Kërkesa jona është shumë e thjesht, ngriteni pagën minimale në 400 euro me një vendi, lëreni tryezat. Dy, sjelli ligjin për pagat, dhe pastaj merrni vendime të tjera të tipit të Trustit, të cilin ne e kemi mbështetur. Vlerësimi jonë për një vit qeverisjeje, është fjalë të bukura, zhurmë si me tupanë, punë ‘kërkah’ hiq. Për fjalë kush nuk ua kalon, për punë faleminderit”, tha ai.

Në anën tjetër përfaqësues të GP të LDK-së nuk janë deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë