Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hotelin “Venus”. Një 34 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në magjistralen Prishtinë – Lipjan. Viktima është Artila Kameri nga Gjakova. Ajo dyshohet se ishte bashkë me një person në një dhomë të hotelit derisa dyshohet se pas një zënke ka kërcyer nga ballkoni i objketit dhe ka mbetur e vdekur, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa, Gazeta mëson se viktima është Artila Kameri nga Gjakova.
Sipas dyshimeve të para, Artila Kameri ka qenë bashkë me një person në dhomën e hotelin në kohen kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar hotelin “Venus” ku ka ndodhur ngjarja, por nuk kanë pranuar të flasin lidhur me rastin duke kërkuar t’i referohemi policisë.
Kush është Artila Kameri?
Artila Kameri është një biznesmenë nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetike në Gjakovë.
Disa ditë me parë Artila kishte zënë vendin e katërt në Kampionatin Botëror të Bukurisë që u mbajt në Napoli të Italisë. Ajo ishte njē specialiste në estetikën e thonjve.
Artila Kameri ishte nënë e një vajze. Gazeta mëson se bashkëshorti i saj ka vdekur vite më parë.













