
Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë, ajo për Insajderin rrëfeu të gjithë ngjarjen se si ndodhi.
Pupovci tregoi se arsyeja që u sulmua nga prindi i studentit, ishte se e kishte rrëzuar nga provimi.
“Ngjarja ndodhi pasi e rrëzova në provim një student, aty kishte qenë tu e prit baba, te dera. Edhe në momentin që dul djali sigurt i ka thanë që ka ra asnjë minut nuk ka shku ka hy baba i vet tha që jam doktor Arsimi, gjinekolog tha e ke thirr me gojë, mandej i thash ka ra u kry kjo punë, tha e çka pas kësaj a e paramendon çka ndodhë jo jom njeri që nuk më intereson, u çu edhe me sulmoi”, tha Pupovci për Insajderin.









