Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

06/10/2024 - 09:03
në Lajme
A A
Serwer: Vuçiq do “Serbinë e madhe”, Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka ndarë disa ide për ShBA-në për ato që ai i cilëson si gabime që i kanë bërë në rajonin e Ballkanit gjatë tri viteve mandat të presidentit Joe Biden.

Ai këtë e bëri përmes një postimi në platformën “Peacefare”, raporton Klankosova.tv.

“Jemi duke hyrë në fazën përfundimtare para zgjedhjeve në ShBA. Kjo do të thotë periudhë e varfër për pjesët e botës me prioritet më të ulët si Ballkani deri më 20 janar. As Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë gjasa të thonë asgjë për rajonin përpara 5 nëntorit. Edhe pas Ditës së Inaugurimit do të kalojë pak kohë përpara datës kur administrata fokusohet në Ballkan”, shkroi Serwer.

Ai tha se pikëpamjet e Harrisit për Ballkanin janë të panjohura ndërsa Trumpi u përpoq ta ndante Kosovën.

“Por ajo (Harris) ka kaluar karrierë duke ndjekur kriminelët dhe duke mbrojtur të drejtat e barabarta. Kjo me gjasë ju tregon diçka për qëndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit. Trumpi është supremacist i bardhë i korruptuar që u përpoq të ndante Kosovën ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Nëse zgjidhet, ai padyshim që do ta fuqizojë Ric Grenellin për të provuar sërish ndarjen në Kosovë dhe Bosnje. Serbia ka ndikim mbi Trumpin. Jared Kushner (dhëndri i Trumpit) ka kërkuar mundësi investimi atje”, shkroi Serwer.

Profesori tutje tha se njerëzit në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë në këtë “periudhë të varfër” duhet të kërkojnë të korrigjojnë gabimet që ai thotë se i kanë bërë në tre vitet e fundit, të cilat sipas tij kanë prodhuar kryesisht dështim diplomatik në Ballkan.

“Administrata Biden gabimisht u fokusua në krijimin e një Asociacioni statutor të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Në Bosnje, me të drejtë u përpoq të çfuqizonte politikanët etnonacionalistë, por ia doli kryesisht me boshnjakët. Këto prioritete dënuan politikat e Bidenit në Ballkan me humbje strategjike. Ata gjithashtu prishën marrëdhëniet me kosovarët dhe boshnjakët, miqtë më të mirë të Amerikës në rajon”, u shpreh Serwer.

Ai i dha disa ide “për ta korrigjuar kursin”, ndërsa supozoi që Harrisi do të dalë fitimtare në zgjedhje.

Serwer thotë se këto ide të tij synojnë të zvogëlojnë ndikimin e nacionalizmit etnik, ndërsa shtoi se gjithashtu do të rrisnin funksionalitetin e qeverisjes në Kosovën siç e quan ai ende të brishtë si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Idetë e Serwerit për ShBA-në:

Konsultohuni me kryeministrin e Kosovës Kurti për plan të përbashkët për të vendosur pa dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Kjo përfshin dhënien fund të frikësimit nga Beogradi për serbët që i bashkohen institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe të ketë njohje më të gjerë ndërkombëtare.Miratimi si qëndrim zyrtar i ShBA-së për mbështetjen e kushtëzuar për një Asociacion joqeveritar të komunave me shumicë serbe. Vetë komunat duhet ta formojnë këtë Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kushtet duhet të përfshijnë përmbushjen e obligimeve të Beogradit sipas marrëveshjes në të cilën Prishtina është pajtuar me Asociacionin.Thuani Beogradit publikisht se duhet të japë llogari për keqbërjen e qeverisë serbe të vitit të kaluar. Kjo përfshin kidnapimin e policisë së Kosovës, trazirat kundër KFOR-it dhe komplotin terrorist të Banjskës.Ndaloni fjalët e këqija ndaj ambientalistëve serbë që kundërshtojnë fabrikën e litiumit të Rio Tinto. Filloni të kritikoni publikisht korrupsionin dhe autokracinë në rritje në Beograd.Përfundimi i ndërhyrjes së Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në rastin Kovaçeviq. Vendimi i GJEDNJ premton hap të madh në reduktimin e kontrollit nacionalist etnik të institucioneve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.Ngrini akuza penale në ShBA kundër avokatëve serbë dhe kroatë (Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq) për ndarjen etnonacionale në Bosnje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë