Profesori amerikan, David Kanin ka shprehur shqetësimin e tij për Kosovën.
Ai tha se Kosova po udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin askush nuk do të punojë, kjo sipas Kanin po i jep avantazh Serbisë.
“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë”, ka thënë ai.












