
Profesori universitar, Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka renditur shtatë dështime të mëdha të shtetit.
Madje, Krasniqi ato i ka quajtur të programuara, shkruan gazeta online Veriu.info.
Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën. E mban në izolim. I ka vendosur edhe sanksione, është dështimi i renditur në vendin e parë.
Tutje, ai ka shtuar se qytetarët shqiptarë të Kosovës nuk janë mjaftueshëm të mençëm sa të riorganizohen, e të sjellin në skenë një elitë të re e me një program të ri.
Postimi dhe rënditja e plotë e dështimeve:
1. Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën. E mban në izolim. I ka vendosur edhe sanksione. Pra e shpie drejt dështimit. (SHTYLLA IV SI DËMTUESE E EKONOMISË SË KOSOVËS NËN UNMIK-un.)
2. OKB e mban Kosovën të bllokuar. Pra e shpie drejt dështimit.
3. NATO siguron kufijtë e saj, por brenda saj ka dështuar të ndihmojë integrimin e serbëve.
4. Serbia minon cdo përpjekje të Kosovës për afirmim dhe konsolidim si shtet, por nuk penalizohet.
5. Shqipëria nuk bën asgjë serioze për ta ndihmuar konsolidimin e shtetit të Kosovës.
6. Qeveria e Kosovës është e paaftë që ta lëvizë shtetin përpara.
7. Qytetarët shqiptarë të Kosovës nuk janë mjaftueshëm të mençëm sa të riorganizohen, e të sjellin në skenë një elitë të re e me një program të ri.












