Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Projekti për “Rrugën A”, vjen një reagim publik nga kompania InfraPlus drejtuar Përparim Ramës

16/02/2022 - 11:45
në Kryesore, Lajme
A A
Projekti për “Rrugën A”, vjen një reagim publik nga kompania InfraPlus drejtuar Përparim Ramës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori teknik i kompanisë InfraPlus, Agon Sadikaj ka bërë një reagim publik drejtuar të parit të Prishtinës, Përparim Rama, shkruan GazetaDemos.

Ky reagim vjen pas një postimi të Përparim Ramës rreth projektit të “Rrugës A”.

“Me shpresën që jeni i informuar nga stafi juaj, në fotot e mëposhtme për ilustrim po ju prezantoj projektin e përfunduar të “Rrugës A”, i cili në koordinim me stafin teknik të komunës së Prishtinës, përgjatë vitit 2021 është dizajnuar për ti dhënë zgjidhjen e duhur kësaj pjese të Prishtinës sipas “Planit Rregullues Urban Prishtina e Re”. Zgjidhja për të cilën është menduar më së shumti, që besoj është arsyeja kryesore e këtij projekti ishte lidhja direkt e rrugës M2 me Rrugën A, duke shkarkuar në mënyrë të konsiderueshme komunikacionin te rrethrrotullimi në rrugën M2 dhe rrethrrotullimi i ashtuquajtur “Rrethrrotullimi me Flamur”, ka shkruar ai.

Sipas tij ky projekt përveç tjerash ka paraparë një profil me rëndësi të madhe në aspektin ambiental e mjedisor, e që tani ndërlidhet edhe me Prishtinën e premtuar nga Rama dhe me të njejtin nuk duhet të bëhen gabimet që janë bërë me projektin e “Rrugës B”.

“Formimi i një lumi përgjatë kësaj rruge me trajtimin e duhur të ujërave të zeza dhe atmosferik ka një vlerë shumë të madhe në këtë aspekt. Është e rrugës që të mos bëhen gabimet e njëjta siç janë bërë në projektin e Rrugës B, me mos trajtimin e duhur të niveletës e as ujërave atmosferike, me të cilat sot e asaj dite kjo rrugë ka gjithnjë probleme. Të njëjtat gabime janë bërë edhe me mos trajtimin e duhur të lumit Prishtevka dhe Vellusha, duke shndërruar Prishtinën në kryeqytet pa lum”, shtoi Sadikaj.

Sipas një kontrate që kompania IfraPlus Sh.P.K ka pasur qysh nga viti 2011 ka vazhduar projektimin e “Rrugës A”, projekte të cilat nuk arritën të përfundojnë si shkak i mos bashkëpunimit dhe koordinimit me autoritet e Komunës së Prishtinës.

“Kompania projektuese INFRA PLUS Sh.P.K pjesë e të cilës jam edhe unë, ka vazhduar me projektimin e kësaj rruge duke e ditur se kemi pasur një kontratë projektimi qysh në vitin 2011 por që nuk arriti të përfundohej asnjëherë si shkak i mos bashkëpunimit dhe koordinimit me autoritet e Komunës së Prishtinës. Pavarësisht kësaj në vitin 2021 në koordinim me stafin teknik të Komunës së Prishtinës arritëm të kemi një bashkëpunim shumë të mirë që dha rezultat edhe përfundimin e këtij projekti me gjatësi totale L = 5,900.00 m”, ka shkruar drejtori teknik i InfraPlus.

Sadikaj gjithashtu ka shprehur një çasje pozitive sa i përket reflektimit të z.Rama duke shpresuar se i njejti do të jetë një kryetar për të cilin edhe u votua.

“I nderuar kryetar, kjo nuk besoj se është mënyra e duhur e fillimit të ridefinimit të qendrës dhe Prishtinës. Kryeqyteti ka nevojë për vendime të mëdha dhe vepra të mëdha, që të jetë kryeqyteti i përjetimeve e i jetueshëm për qytetarët. Shpresoj në reflektimin tuaj e mbetem me shpresë që do jeni kryetari për të cilin jeni votuar”, ishte thirrja e tyre. /GazetaDemos/

Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë