Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet në parim projektligji nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Projektligj ky që e ndau Lëvizjen Vetëvendosje në dysh.
Ligj ky i cili ngjalli debate të mëdha e ku mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pati mospajtime të mëdha nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve.
Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.
Në votim nuk kishte pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholi.
Ky ligji kishte ngjallur debate midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe deputetes Saranda Bogujevci.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës, pas disa javësh pritët të mbajë seancën ku do të shqyrtohen pika të rendit të ditës të mbetura nga seancat e kaluara që nuk kanë arritur të përfundohen. /Insajderi













