Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurimi i Ferit Idrizit shpall fitues kompaninë e dënuar për falsifikim të dokumenteve tenderuese me çmim 400 mijë euro më të shtrenjt se sa oferta më e lirë

05/08/2024 - 18:21
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Prokurimi i Ferit Idrizit shpall fitues kompaninë e dënuar për falsifikim të dokumenteve tenderuese me çmim 400 mijë euro më të shtrenjt se sa oferta më e lirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Vushtrrisë në fund të muajit korrik 2024 ka shpërblyer me tender për furnizim me dru për ngrohje në vlerë prej 940 mijë euro grupin e operatorëve ekonomik “Milaim Bejta B.I. & N.T.P. Agoniti”.

Grupi i operatorëve ekonomik “Milaim Bejta B.I. & N.T.P. Agoniti” do të furnizojnë komunën e Vushtrrisë me 11,400 metra dru kundrejt vlerës së pagesës prej 940 mijë e 500 euro, që i bie se një metër dru komunës së Vushtrrisë do t’i kushtoj 82.5 euro, raporton Veriu.info.

Në këtë tender që ishte paraparë si kriter çmimi më i ulët, oferta kanë dërguar gjashtë kompani (grupe të operatorëve), ku katër prej tyre kanë ofertuar me çmim më të lirë se fituesi i tenderit. Grupi i Operatorëve Ekonomik “N.T.Sh. BEDI COM & N.T.Sh. NAZI TRAVEL” kishte ofertuar me 541,158 (47.47 euro për metër) euro për furnizim me këto dru, apo kthyer në çmim krahasues me 399,342 euro më lirë se sa kompania fituese.

Por në fund drejtori i Drejtorisë së Prokurimit në komunën e Vushtrrisë, Ilmi Azemi kishte nënshkruar njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues (komuna e Vushtrrisë) për shpalljen fitues të “Milaim Bejta B.I. & N.T.P. Agoniti” me vlerë ofertuese prej 940 mijë e 500 euro.

Veriu.info ka hulumtuar edhe në dosjet e tenderëve të komunave tjera të shpallura këtë vit, ku ka gjetur se komuna e Gjakovës ka blerë dru për ngrohje me çmim drastikisht më të lirë se sa komuna e Vushtrrisë.

Në tenderin e shpallura nga komuna e Gjakovës për furnizim me 500 metra dru, fitues është shpallur kompania me çmimin me të lirë prej 18 mijë e 900 euro nga gjitha kompanitë që kanë ofertuar. Pra, komuna e Gjakovës sipas kësaj përllogaritje i bie që do të paguaj 36 euro për një metër dru.

Bartës i grupit të operatorëve fitues te tenderit me dru është “Milaim Bejta B.I.” me pronar Milaim Bejta, biznes që mban emrin tregtar “Bushgegu 89”.

Veriu.info ka hulumtuar për historikun e kompanisë në fjalë dhe ka gjetur se pronari i saj Milaim Bejta është i dënuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, pasi që ai kishte ndryshuar një dokument (vërtetim) të lëshuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës në emër të ndërmarrjes N.T.P “Bushgegu” (v.j. Milaim Bejta B.I.) me qëllim të konkurrimit në një tender për furnizimin me dru për nevoja të Komunës së Gjakovës. (https://betimiperdrejtesi.com/denohet-me-300-euro-gjobe-per-falsifikim-dokumentesh/).

Pra, në këtë tender nga komuna e Vushtrrisë kërkohen dru ahu ose burgu, pa specifikuar se nga sa metra kërkohen të secilit lloj, kur dihet se burgu dhe ahu kanë dallim të madh në çmim, gjë që lë mundësi për manipunim, gjegjësisht bërje të kërkesës për dru më të lira apo dru që i përshtatet operatorit ekonomik për t’i sjellë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë