Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurori Armend Hamiti: “Shaban Kilaj, diçka emër po më doket si emër diçka, nuk e di pa e pa” – AUDIO

18/03/2022 - 18:40
në Kryesore, Lajme
A A
Prokurori Armend Hamiti: “Shaban Kilaj, diçka emër po më doket si emër diçka, nuk e di pa e pa” – AUDIO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy ditë më parë, mediumi online “Paparaci” publikoi artikullin me titull “Kokë më kokë me kriminelin – lidhjet e prokurorit Armend Hamiti me Shaban Kilajn”.

Hamitit, i cili është prokuror i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe njëkohësisht kandidat për kryeprokuror të Shtetit, iu publikuan edhe dy fotografi, të cilat pretendohet se janë realizuar në një nga lokalet në Prishtinë, e ku ai shihet me personin e njohur në publik si Shaban Kilaj, i cili dyshohet se ka të kaluar kriminale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me prokurorin Armend Hamiti dhe personin në fotografi Shaban Kilajn për t’i pyetur se cili është relacioni mes tyre dhe si i komentojnë fotot e publikuara.

Prokurori Armend Hamiti, në bisedën me gazetaren e Sinjalit, në mes tjerash deklaroi se është jashtë vendit në një trajnim dhe mohoi ta ketë lexuar artikullin ku përmendet emri i tij dhe njohja e tij me Kilajn.

“Po urno se jom në një takim jashtë vendit. Ëhë, nuk e di pa e pa, kur te shikoj. Nuk e di për besë pa e pa se çka je t’u më pyet”, thotë fillimisht Hamiti.

Meqë prokurori Hamiti deklaroi se nuk i ka lexuar raportimet lidhur me të, ai u pyet nëse e njeh se kush është Shaban Kilaj.

Përgjigja e tij ishte se: “Shaban Kilaj, diçka emër po më doket si emër diçka, nuk e di pa e pa”.

Dëgjomi AUDION KËTU

Ndërsa për të kaluarën e Kilajt, Prokurori Hamiti tha se nuk ka informacione. “Duhet me i shiku nihere se çka është. Nuk e di pa e ditë saktë a ka të kaluar kriminale, a s’ka. Nuk e kom atë informatë se a ka qenë i dënuar.”

Raportimet lidhur me relacionin e tij me Kilajn, si i dyshuar me të kaluar kriminale, ai tha se mund të jenë të porositura.

“Mundet me konë të porosita prej dikujt, për naj dëmtim, s’pe di. Nuk jom i sigurt se çka kanë shkru a çka është puna. Kur t’i di krejt informatat jom i hapur për përgjigje.”

Por, pavarësisht se cila është e vërteta rreth shoqërimit të tij me Kilajn, prokurori Hamiti u pyet se a ka të drejtë një prokuror të shoqërohet me persona me të kaluar kriminale. Lidhur me këtë, ai u shpreh se i duhen të gjitha informacionet për ta dhënë një përgjigje, derisa shtoi se me personat që janë të përfshirë në rastet që i heton, nuk shoqërohet nëpër kafeteri.

“Duhet me i pasë krejt infot, pa i pas këto përgjigje…Si emër po më kujtohet. Kemi punë me palë çdo ditë. Naj person që është i dëmtuar ose i dyshuar, që jam duke e hetu nuk dal në kafe”, ishte përgjigja e Hamitit.

Përkundër kësaj, Hamiti tha se nuk mund të jap menjëherë një përgjigje konkrete për relacionin e tij me Shaban Kilajn, pa e lexuar artikullin e publikuar, duke shtuar se raportimet ku përmendet emri i tij, në këtë periudhë si kandidat për kryeprokuror, mund të jenë lojëra të fëlliqura.

“Kjo është kohë, a din munen me bo tulifar lojna tflliqta. Unë s’kom rast me këtë person. Pa e pa saktë çka është puna. S’po di”, tha ai.

Për t’ia mundësuar që ta lexojë artikullin dhe të jap një përgjigje, Gazeta Sinjali ka pritur Hamitin dje deri në orën 15:00, kur edhe tha se do të përfundonte konferenca ku po merrte pjesë, por i njëjti më nuk është përgjigjur as në mesazhet e as në thirrjet e Sinjalit.

Armend Hamiti

Gazeta Sinjali ka pritur edhe sot të marrë një përgjigje nga prokurori Hamiti, por ai fillimisht ka qenë i paqasshëm dhe më pas nuk është përgjigjur.

Por çfarë deklaroi Shaban Kilaj për raportin e tij me prokurorin Armend Hamiti?

Përveç Hamitit, Sinjali ka kontaktuar dje edhe me Shaban Kilajn, për ta pyetur lidhur raportin e tij me prokurorin.

Shaban Kilaj

Kilaj nuk është përgjigjur në asnjë thirrje të Sinjalit, por ka kthyer një përgjigje me shkrim ku u shpreh se nuk ka çfarë të deklarojë. “Nuk kam qka jap, nuk është asgjë e jashtëzakonshme”.

Sinjali ka insistuar të marrë një përgjigje nga Kilaj se “çka nuk është e jashtëzakonshme”, por ai deklaroi se “deri nesër nuk mundem me ju përgjigj”.

Ndërsa sot, kur u kontaktua sërish, në një përgjigje me shkrim, ai shkurtimisht tha se “po presim risi tjera dhe mandej ju përgjigjem”.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas shkrimit të publikuar ku flitet për relacionin e prokurorit Hamiti dhe Shaban Kilajt. KPK ka njoftuar se është duke analizuar përmbajtjen e shkrimit që e atakon prokurorin Hamiti.

“Pas shkrimit të publikuar në mediumin “Paparaci.com”, me titull “Kokë me më kokë me ‘kriminelin’—lidhjet e prokurorit Armend Hamiti me Shaban Kilaj”, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se është duke e analizuar përmbajtjen e shkrimit që atakon prokurorin në fjalë”, thuhet në njoftim.

KPK njoftoi se lidhur me këtë rast, do të veprojë në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës pret që autoriteti kompetent të ndërmarrë veprime në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore për Prokurorë dhe Gjyqtarë dhe nëse ka shkelje eventuale ligjore, KPK-ja do të veprojë në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj”, thuhet në sqarimin e KPK-së.

Ndryshe, sot zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Shtetit.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë