
Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar përsëri aksionet në Brezovicë.
Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.
“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, ka thënë Maloku për Paparacin.
Ky aksion që po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë është duke u bërë së bashkëpunim me inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.
Maloku ka thënë se janë duke bërë një verifikim në detaje të ndërtimeve në parkun Brezovica për të parë ndërtimet që janë bërë, pasi dyshohet se aty janë bërë tejkalime të mëdha në ndërtim.
Ai tutje ka thënë se pas ekzaminimit do të dalin me një raport për gjendjen me ndërtimet dhe për dëmet që i janë shkaktuar mjedisit, bashkë me organet e tjera relevante.
Gjatë ditës se sotme nuk pritet të ketë zhvillime të tjera në aspektin e arrestimeve duke pasur parasysh se edhe në aksionin e 4 gushtit ka qenë në plan vetëm verifikimi i objekteve të ndërtuara.












