Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka thënë se menjëherë pas konferencës për media që pati në Prishtinë, i është dorëzuar një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku.
Bamieh përmes profilit të saj në Facebook ka thënë se ftesën ia dorëzoi një zyrtari policor nën dyshimet se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.
“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare. Maria Bamieh”, ka shkruar ajo.












