Në një fshat të komunës së Pejës është kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime
Në vendin e ngjarjes, siç merr vesh Insajderi, janë Njësiti Antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë./insajderi.org/










