
Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.
Po ashtu është bërë e ditur se avokati Flamur Abdullahu ka ushtruar edhe Padi Kolektive, në emër të interesit publik, që atij dhe qytetarëve t’iu kthehen paratë që kanë paguar për këtë shërbim./Front Online












