Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria konfirmon se ka intervistuar dëshmitarë, “motivet e ulëta” arsyeja zyrtare e vr’asjes së Sadri Sadriut

19/08/2024 - 18:09
në Lajme
A A
Prokuroria konfirmon se ka intervistuar dëshmitarë, “motivet e ulëta” arsyeja zyrtare e vr’asjes së Sadri Sadriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para tri ditësh, një vrasje ndodhi në Ferizaj. Aty mbeti i vdekur Sadri Sadriu, axha i burrit të presidentes Osmani. Në cilësinë e të dyshuarve, u arrestuan dy persona, një si doras dhe tjetri për ndihmë në kryerjen e vrasjes. Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dje, të dyshuarit u mbrojtën në heshtje, duke mos treguar as arsyen e vrasjes. Prokuroria tha se dyshohet se vrasja u krye për “motive të ulëta”, ndërsa avokati i të dyshuarit s’pajtohet me kualifikimin duke thënë se klienti është mbrojtur nëheshtje. Konfirmohet se në lidhje me rastin tashmë janëintervistuar edhe dëshmitarë. Jo zyrtarisht, u raportua se 89 vjeçari është bërë cak i të dyshuarit për shkak se para shumë vitesh kishte dhunuar motrat e mitura të tij.

Të premten një 89 vjeçar nga Presheva, mbeti i vrarë në parkingun e një restoranti dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Si të dyshuar për këtë, në paraburgim, ndodhen dy persona- njëri që dyshohet se kreu vrasjen dhe tjetri që dyshohet se i ndihmoi dorasit ta kryejë veprën penale.

Viktima është Sadri Sadriu, axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, një veteran arsimi që thuhet se ka punuar si mësimdhënës edhe në Kosovë.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dje në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të dyshuarit u mbrojtën në heshtje. Pra, nuk folën asgjë dhe nuk treguan as se çka e pse kishte ndodhur më 16 gusht në Bibaj.

Zyrtarisht, s’ka të dhëna rreth motivit.

Prokuroria tha se dyshohet që vrasja është bërë për “motive të ulëta”, ndërkaq pas vrasjes pati raportime që Sadriu, i kishte dhunuar dy motrat e të dyshuarit, shumë vite më parë, kur ato ishin të mitura.

Sipas raportimeve, i dyshuari dhe viktima kanë lidhje familjare. Festim Ramadani, zyrtar policor, e kishte burrë të tezës Sadriun.

Lidhur me këto raportime, Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga organet e sigurisë, mirëpo, fillimisht, nga Policia në Ferizaj thanë se rasti po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

“Në lidhje me kërkesën tuaj. Rasti i vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, ky i dyshuari është pjesëtari i policisë së rajonit të Ferizajt, ky rast është duke u hetuar nga IPK nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt. Andaj ju duhet të kontaktoni Prokurorinë Themelore të Ferizajt”, thanë nga Policia në Ferizaj për Express.

Më pas, Prokuroria i tha Gazetës se në lidhje me rastin janë intervistuar edhe dëshmitarë dhe se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave.

“Ju njoftojmë se rasti është në procedurë hetimore, disa nga dëshmitarët janë intervistuar dhe Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave rreth kësaj çështje penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.

Por, mbrojtja e të dyshuarit thotë se kualifikimi se vepra është kryer për “motive të ulëta” është konfuz.

Në një bisedë me Gazetën Express, avokati i të dyshuarit, Arben Isufi, tha se derisa nuk deklarohet klienti i tij nuk mund të përcaktohet motivi.

“Derisa akoma nuk është deklaruar i mbrojturi im nuk mund ta dimë dhe ta përcaktojmë motivin e vrasjes. Deri në këto momente ai nuk është deklaruar, është mbrojtur në heshtje, në seancat në vazhdim ndoshta vendosë të deklarohet dhe atëherë mund ta dimë motivin. Ende nuk dihet motivi. Me klientin jam takuar gjatë seancës që është mbajtur për caktimin e masës së paraburgimit dhe në seancën e parë kur është marrë në pyetje nga ana e policisë. Takim tjetër s’kam pasë me të”, tha ai.

Isufi shtoi se është gabim dhe konfuzion nga Prokuroria që të përcaktohet motivi kur i dyshuari është mbrojtur në heshtje.

“Ky është gabim dhe konfuzitet i prokurorisë sepse e njëjta në kërkesë e ka përcaktu motivin ndërsa në arsyetimin e kërkesës ka shprehë pretendimin se duhet t’i caktohet paraburgimi se është e vështirë të përcaktohet motivi sepse të dyshuarit kanë heshtë. D.m.th ka qenë një konfuzitet i prokurorisë dhe i kemi kundërshtuar gjatë seancës”, tha ai për Express.

“Nuk kam informacione tjera”, tha ai kur u pyet nëse ka mundësi që konstatimi i prokurorisë për motivin të jetë marrë pas intervistimit të dëshmitarëve.

Isufi përsëriti se “nuk mund të përcaktohet motivi gjersa nuk është deklaruar akoma i dyshuari”.

Sadri Sadriu është varrosur të dielën në fshatin Lezbali të Preshevës.

Reagimi i Osmanit

Një ditë pas vrasjes, kur dolën raportimet për dyshimet për pedofili të Sadri Sadriut dhe se Presidentja dhe burri i saj kanë qenë në dijeni për rastin nëpërmjet një grupi në rrjete sociale ku ishin futur, në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i stafit të Presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se “kjo tendencë është me qëllim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë”.

Ai tha se “Presidentja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në mënyrë që ky plan i qartë për rrezikimin e jetës së saj e të familjes të trajtohet me prioritet”.

Më vonë reagoi edhe vetë Osmani duke thënë se mediat po bënin propagandë për të.

“I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi” ka thënë ajo.

Kupina tha se çifti Sadriu nuk përdorin “asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social”.

“E gjithë kjo është shpifje me qëllim të implikimit të Presidentes në situata për të cilat as nuk ka njohuri e as lidhje” tha ai.

“Tendenca për të ndërlidhur rastin e mbrëmshëm me Presidenten dhe familjen e saj të ngushtë e shndërron atë në një objektiv, duke vënë në rrezik jetën e tyre” shtoi Kupina.

Postimi i Presidentes nxiti edhe reagimin e Asociacionin tëGazetarëve të Kosovës të cilët thanë se thirrja e shefes sështetit që të hetohen mediat për raportim përbën precedent tërrezikshëm.

Presidentja nuk e la më kaq. Polemizoi me AGK’në.

Si ndodhi vrasja, sipas Prokurorisë?

Prokuroria të shtunën ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 89-vjeçarit, kërkesë që u aprovua dje nga Gjykata.

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë