Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria në Hagë: Do të ndjekim të gjithë ata që frikësojnë dëshmitarët

04/12/2023 - 11:34
në Lajme
A A
Prokuroria në Hagë: Do të ndjekim të gjithë ata që frikësojnë dëshmitarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë tha se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.Reagimi i kësaj zyre vjen pasi trupi gjykues në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ka miratuar masat, e kërkuara nga prokuroria, që kufizojnë komunikimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Kufizimi, sipas prokurorisë, erdhi si përgjigje për “kërcënimet ndaj integritetit të procesit”.“ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”, deklaroi ZPS përmes një komunikate për media.
Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara “për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”.Kërkesën për kufizim të komunikimeve, prokurorja e specializuar e kishte drejtuar javë më parë, ndërsa trupi gjykues kishte marrë vendim të përkohshëm më 17 nëntor të këtij viti.
Lidhur me këtë çështje, trupi gjykues ka publikuar vendimin e fundit më 1 dhjetor.Çka vendosi trupi gjykues?
Trupi gjykues, në krye me Charles Smith, vendosi më 1 dhjetor 2023 se vizitat jo të privilegjuara personalisht për tre të akuzuarit do t’i nënshtrohen miratimit paraprak nga regjistruesi.
Trupi gjykues vendosi se “aty ku është e nevojshme, Sekretari duhet të konsultohet me ZPS-në për të përcaktuar nëse ka indikacione se një individ i caktuar ka kryer ose mund të angazhohet në sjellje të papajtueshme me kërkesën e tij/saj për një vizitë jo të privilegjuar te një prej të akuzuarve”.Në vendim thuhet se të akuzuarit mund të kundërshtojnë para Panelit vendimin për të refuzuar një vizitë, brenda shtatë ditësh nga njoftimi për refuzim.
“Paneli urdhëron që Zyra e Regjistrimit të sigurojë që: (i) Tre të akuzuari nuk duhet të takohen me më shumë se një vizitor në çdo kohë (me përjashtim të vizitave nga bashkëshortët/partnerët dhe fëmijët që mund të bëjnë vizita bashkërisht por pa praninë e ndonjë vizitori tjetër); (ii) zona e vizitës do të jetë pa muzikë ose zhurma të tjera të larta që mund të dëmtojnë komunikimin e dëgjimit; (iii) i vetmi i paraburgosur me të cilin një vizitor bie në kontakt është i paraburgosuri me të cilin ai [vizitori] është autorizuar për ta vizituar; të paraburgosurit nuk duhet t’i bashkohen vizitave të të paraburgosurve të tjerë; (iv) të paraburgosurit nuk duhet të kenë një vizitor personal jo të privilegjuar në të njëjtën kohë me një të paraburgosur tjetër ose brenda një afërsie të tillë kohore që vizitorët mund të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ose me të paraburgosurit e tjerë”, thuhet në vendim.
Trupi gjykues vendosi që të akuzuarit nuk mund të hyjnë në dhomën e vizitave me dokumente apo materiale të natyrës konfidenciale.
Gjithashtu, mori vendim që të gjithë të paraburgosurit dhe vizitorët duhet të komunikojnë me zë dhe të njëjtit nuk lejohen të komunikojnë fshehtë përmes pëshpëritjes apo gjuhës së koduar.Veprime të tilla nga të akuzuarit do të shkaktonin ndërprerjen e parkohshme të vizitës.
Trupi gjykues ka theksuar se vetëm avokatët apo bashkë-avokatët e të akuzuarve kanë të drejtë për vizita të privilegjuara. Ndërkaq vizitat nga anëtarë të tjerë të ekipit mbrojtës, ku nuk shoqërohen nga avokati apo bashkë-avokati, nuk janë të privilegjuara dhe i nënshtrohen kufizimeve, përfshirë miratimin e regjistrit.“Masat shtesë të kërkuara nga ZPS në lidhje me kufizimet në vizitat me anëtarët e ekipit mbrojtës janë në disproporcion me rrezikun e përfshirë. Paneli nuk ka para vetes informata që do të justifikonin masat e tilla. Paneli thekson, për më tepër, se masat e tilla, nëse jepen, mund të kenë efekt të dëmshëm në aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur. Prandaj, Paneli refuzon të miratojë në këtë fazë masat e tjera të kërkuara nga ZPS në lidhje me vizita nga anëtarët e ekipit të mbrojtjes”, thuhet në vendim.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total, ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.
Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ,ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.
Gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit. ZPS-ja ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.
Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.Në aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshihen akuzat për trafikim organesh./REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë