Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.
Në të njëjtën orë do të mblidhen edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, si dhe Komisioni për Shëndetësi, të cilët do të shqyrtojnë fushëveprimin dhe planet e tyre të punës për sesionin vjeshtor 2026.
Ndërkaq, në orën 13:30, Komisioni për Ekonomi do të organizojë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi.













