Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria pushon hetimet ndaj 14 zyrtarëve të ATK-së, procedura vazhdon ndaj dy biznesmenëve, Feim Pulaj dhe Bedri Batatina

04/09/2025 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria pushon hetimet ndaj 14 zyrtarëve të ATK-së, procedura vazhdon ndaj dy biznesmenëve, Feim Pulaj dhe Bedri Batatina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 4 shtatorit 2025 ka pushuar pjesërisht hetimin ndaj zyrtarëve të Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK): Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica. Po ashtu, procedura u pushua ndaj ndërtimtarit Besim Batatina.

Procedura penale u tha se do të vazhdojë me ngritjen e aktakuzës ndaj biznesmenit Feim Pulaj dhe pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”. Për këta dy të fundit, po ashtu u pushua hetimi për nga dy vepra penale.

“PROCEDURA PENALE DO TË VAZHDOJË ME NGRITJEN E AKTIT AKUZUES kundër të pandehurve Feim Pulaj për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së dhe Bedri Batatina, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, të dyshuar ishin inspektorët: Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica. Po ashtu, ndërtimtari Besim Batatina, pronari i biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina dhe biznesmeni Feim Pulaj.

Sipas vendimit të Prokurorisë, nga raporti i ri-kontrollit është kuptuar se i njëjti është caktuar për periudhë të njëjtë kohore tatimore dhe për të njëjtin taktim ku është zhvilluar procedura e kontrollit.

Prokuroria thekson se mungon ndonjë fakt i ri apo shtesë që do të vinte në përfundim se ka skemë të mashtrimit financiar dhe se një rrethanë e tillë, Prokuroria thotë se nuk është provuar me asnjë provë të vetme.

Gjithashtu, në vendim Prokuroria specifikon se nga raporti i ri-kontrollit del se janë zbatuar procedurat ligjore, legjitimiteti i të cilave është njohur siç thuhet në vendim nga Divizioni i Ankesave në kuadër të ATK-së.

Andaj, meqë në rastin konkret, sipas Prokurorisë, me asnjë provë nuk është arritur që të argumentohet veprimi i inspektorëve tatimor se kanë krijuar, përdorur ose prezantuar në mënyrë të rreme raportet e llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e kanë vënë në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës ose transferit të kundërligjshëm të parave, pasurisë apo të drejtave tjera.

Sipas vendimit të 4 shtatorit 2025, pushohet pjesërisht hetimi i filluar sipas aktvendimit për fillim të hetimit të 24 marsit 2023 dhe i zgjeruar sipas aktvendimeve të 9 janarit 2024 dhe 28 majit 2024 për inspektorët: Adil Paçarizin, Agim Ramën, Avdi Jakupin, Gazmend Gjocajn, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahun, Masar Zejnullahun, Milaim Berishën, Muhamed Rafunën, Murtez Zeqirit, Nesim Bajramit, Safet Temajt, Vllaznim Krasniqit dhe Xhemajl Herticës, të cilët dyshoheshin për veprën penale “Mashtrim në detyrë”. Po ashtu, ndaj inspektorit Isen Lipovica që dyshohej për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas vendimit, u pushua hetimi edhe ndaj ndërtimtarit Besim Batatina i dyshuar për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Po ashtu, për të njëjtat vepra edhe ndaj pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina. Gjithashtu, ndaj biznesmenit Feim Pulaj për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 shkurt 2025 kishte nxjerrë aktvendim për pushim të pjesërishëm të hetimit për 14 inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe ndaj Besim Batatinës. Kurse, procedura penale u tha se do të vazhdojë me ngritjen e aktakuzës ndaj biznesmenit Feim Pulaj dhe të pandehurit Bedri Batatina për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”. Për këta dy të fundit, po ashtu u pushua hetimi për nga dy vepra penale.

Sipas vendimit, u pushua pjesërisht hetimi i filluar sipas aktvendimit për fillim të hetimit të 24 marsit 2023 dhe i zgjeruar sipas aktvendimeve të 9 janarit 2024 dhe 28 majit 2024 për inspektorët: Adil Paçarizin, Agim Ramën, Avdi Jakupin, Gazmend Gjocajn, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahun, Masar Zejnullahun, Milaim Berishën, Muhamed Rafunën, Murtez Zeqirit, Nesim Bajramit, Safet Temajt, Vllaznim Krasniqit dhe Xhemajl Herticës, të cilët dyshoheshin për veprën penale “Mashtrim në detyrë”.

Po ashtu, hetimi pjesërisht u pushua edhe ndaj inspektorit Isen Lipovica që dyshohej për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas vendimit, u pushua hetimi pjesërisht edhe ndaj ndërtimtarit Besim Batatina i dyshuar për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Po ashtu, për të njëjtat vepra edhe ndaj pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina. Gjithashtu, ndaj biznesmenit Feim Pulaj për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”.

Por, këtë vendim e kishte kthyer në rivendosje Prokuroria e Apelit për të gjithë të dyshuarit. Pas këtij vendimi të Apelit, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte caktuar grup të ekspertëve financiarë në rastin ndaj 14 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe tre tjerëve, të dyshuar për veprat penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Mashtrimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokurore e rastit është Elza Bajrami-Kastrati.

Ndryshe, 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmeni Pulaj ishin arrestuar më 9 janar 2024 nën dyshimin për disa vepra penale. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Zyrtarët e ATK-së që ishin arrestuar janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdil Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama, Xhemajl Hetica dhe biznesmeni Feim Pulaj.

Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kishte thënë se Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës dhe se hetimet kishin filluar qysh në vitin 2020.

Tags: Feim Pulaj

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë