Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën e dorëzuar për krimet e luftës në Prekaz.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera në njoftimin paraprak lidhur me personat e përfshirë në aktakuzë.












