
Veriu.info sot eksklzuvisht ka raportuar për arrestimin e katër doganierëve në Mitrovicë dhe në veri të vendit, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një serb, në një aksion të Prokurorisë Speciale.
Këtë aksiont tashmë e ka konfirmuar edhe vet Prokuroria Speciale, duke treguar se ka të bërë me verpat penale të korrupsionit, marrjes së ryshfetit dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu e ka konfirmuar aksionin, duke treguar se po zhvillohet për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.
Ekskluzive: Aksion i Prokurorisë Speciale, arrestohen katër doganierë












