Prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, Javorka Perlinçeviq në fjalën e saj përfundimtare ka ironizuar me dëshmitë e tre të dyshuarve.
Perlinçeviq ka thënë se tri skenarëve të ndryshëm të tyre do t’ua kishin zili producentët dhe skenaristë të Hollywood’it.
“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kemi pasur mundësi ti shhohim tri mbrojtje të mirëmenduara gjegjësisht “tri skenar të ndryshem të një ngjarjeje” të cilat janë dhënë nga tre të akuzuairt në të cilat mundet e të cilave do tu kishin zili edhe producentët dhe skenaristët e Hollywood. Ku secili nga tre të akuzuarit vetën e ka paraqitur si person që nuk ka asgjë me kryerjen e veprës penale që është lëndë e kësaj procedure duke ja gjuajtur fajësinë të akuzuarve të tjerë e që mëkati më i madh i tij është njohja e dy të akuzuarve të tjerë”, ka deklaruar prokurorja, raporton Insajderi.
Ajo ka theksuar se i akuzuari Naim Murseli tërë kohën e ka paraqitur veten si një njeri human.
“I akuzuari i parë Naim Murseli në mbrojtjen e tij përpiqej ta tregoj veten si një person human dhe njeri i gatshëm që i ndihmon të tjerëve ashtu edhe kur e ka njohur Granit Plavën ka filluar të njëjtit ti jep para me arsyetimin “që t’i gjindej””.













