Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pronari hyn brenda dhe nuk lejon t’i rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë: Shans s’ka

21/07/2026 - 15:28
në Lajme
A A
Pronari hyn brenda dhe nuk lejon t’i rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë: Shans s’ka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shtëpi katërkatëshe në “Rrugën A” në Prishtinë është vënë nën rrezik të shembjes, pasi themelet e objektit kanë pësuar lëvizje dhe ndërtesa është anuar.

Pjesa e poshtme e objektit ka pësuar dëmtime, ndërsa gjendja e saj paraqet rrezik jo vetëm për banorët e shtëpisë, por edhe për kalimtarët, pasi objekti vazhdon të jetë i qasshëm nga persona të tjerë.

“Deri ku e keni pru gjendjen tu e ditë, është që një vit në këtë gjendje”, ishin fjalët e pronares së shtëpisë para Policisë dhe inspektoratit që kërkojnë rrënimin e objektit.

Pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha Maxhuni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që familja përballet me rrezikun nga shembja e objektit. Sipas saj, vitin e kaluar ata u detyruan ta braktisnin shtëpinë pas frikës se mund të shembej.

Ajo ka thënë se para nisjes së punimeve në “Rrugën A”, në vitin 2024, kishin kërkuar sqarime nga përgjegjësit nëse shtëpia e tyre ishte e rrezikuar.

“Për shkak të punimeve në ‘Rrugën A’ që kanë filluar në vitin 2024, kemi dalë me bashkëshortin dhe u kemi thënë: ‘A jemi të rrezikuar ne?’, dhe kanë thënë: ‘Jo, se largësia e bën të pamundur që ju me qenë të rrezikuar’. Por pa asnjë vendim, vetëm me gojë”- ka deklaruar ajo.

Berisha Maxhuni ka rrëfyer se në maj të vitit 2025 familja kishte përjetuar një moment paniku, pasi sipas saj, gjatë natës është dëgjuar një krismë e madhe dhe objekti kishte pësuar dëmtime.

“Më 27 maj 2025, në orën 10:00 të mbrëmjes, kemi qenë brenda krejt familja. Veç u dëgju një krismë shumë e madhe, u ndal rryma dhe i thash bashkëshortit: ‘Na ramë poshtë’. Tmerr, frikë, ankth”- ka thënë Berisha Maxhuni.

Të premten familja tregoi se kishte marrë vesh nga fqinjët se shtëpia kishte pësuar përsëri dëmtime të tjera, veçse kësaj here kishte pësuar lëvizje i gjithë themeli i shtëpisë, raporton lajmi.net

“Të premten jemi njoftuar prej kojshive që shtëpia është rrënuar, sepse paraprakisht na kanë evakuuar prej këtu. Përkundër që s’kam lënë derë pa trokitur për me e mbrojtur shtëpinë, ata prapë kanë filluar me punime”- kishte deklaruar pronarja Berisha.

Ajo ka kërkuar që dëmi t’i vlerësohet dhe të kompensohet.

Në vendin e ngjarjes sot kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës së bashku me Inspektoratin Komunal të Prishtinës, të cilët kanë vlerësuar situatën. Sipas informacioneve nga terreni, pritet të ndërmerren masa për rrënimin e objektit, për shkak të rrezikut që paraqet gjendja e tij.

Masat e sigurisë në zonë deri tani janë kufizuar në vendosjen e shiritave paralajmërues, ndërsa autoritetet po ndërhyjnë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

JU REKOMANDOJMË

Stuhia e fuqishme ‘trazon’ Ujmanin

Stuhia e fuqishme ‘trazon’ Ujmanin
21/07/2026 - 18:30

Stuhia e fuqishme që ra sot mbi Kosovë, ka trazuar edhe Liqenin e Ujmanit. Nga video e publikuar shihet se pos dukshmërisë së ulët në atë zonë, ka...

Më shumëDetails

S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc

S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc
21/07/2026 - 18:14

Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, në Serbinë qendrore, ka konstatuar se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale sipas detyrës zyrtare lidhur me posterët me mbishkrimin:...

Më shumëDetails

Trump thotë se do të diskutojë “plane konkrete” për ta ndihmuar Libanin kundër Hezbollahut

Trump thotë se do të diskutojë “plane konkrete” për ta ndihmuar Libanin kundër Hezbollahut
21/07/2026 - 18:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe presidenti i Libanit, Joseph Aoun, do të diskutojnë “plane shumë konkrete” për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund...

Më shumëDetails

Lisi rrëzohet mbi dy vetura në Brezovicë, shkaktohen dëme materiale

Lisi rrëzohet mbi dy vetura në Brezovicë, shkaktohen dëme materiale
21/07/2026 - 18:09

Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme edhe në zonën e Brezovicës. Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, një...

Më shumëDetails

Stuhia rrënon çatinë dhe dëmton shtyllat elektrike në Senofc të Suharekës

Stuhia rrënon çatinë dhe dëmton shtyllat elektrike në Senofc të Suharekës
21/07/2026 - 17:40

Stuhia që ka përfshirë Kosovën ka sjellë dëme materiale në disa zona. Behlul Krasniqi, asamblist i PDK’së në Komunën e Suharekës, ka publikuar pamje pas stuhisë në Senofc...

Më shumëDetails

Rrëzohet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

Rrëzohet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme
21/07/2026 - 17:25

Si pasojë e erërave të forta në fshatin Plluzhinë të Skenderajt është dëmtuar minarja e një Xhamie. Në pamjet e publikuara në media, shihet se si një pjesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë