Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pronari i “Andrra Residence” po mashtron blerësit me reklamë të rreme për objektin që është duke u ndërtuar në qendër të Skenderajt

24/10/2024 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
Pronari i “Andrra Residence” po mashtron blerësit me reklamë të rreme për objektin që është duke u ndërtuar në qendër të Skenderajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e Ndërtimit “Andrra Residence” që po hetohet nga Prokuroria për shkaktim të dëmeve për banorë që jetojnë në zonën ku po ndërtohet objekti banesor në qendër të Skenderajt, tani është duke mashtruar qytetarët dhe blerësit përmes panove reklamuese të rreme përreth objektit. Inspektorati komunal i Skenderajt ka lëshuar vrejtje ndaj kompanisë për largimin e tyre pasi janë në kundërshtim me lejen e ndërtimit.

Kompania e ndërtimit “Andrra Invest” e cila është pronë e biznesmenit Astrit Çitakut, i cili kishte kanosur një inspektorate, është duke mashtruar qytetarët e Skenderajt përmes panove që ka vendosur në rrugën “Emin Lati” në Skenderaj.

Kjo kompani ka vendosur reklama të rreme duke proklamuar se objekti do të jetë më i lartë, d.m.th me më shumë kate se sa janë të parapara në leje ndërtimi.

Sipas përshkrimit të lejes së ndërtimit që ka siguruar Gazeta Insjaderi, thuhet se kjo kompani ka leje për ndërtimin për dy Lamella, 5 dhe 7 kat.

“Përshkrimi: Objekti Afarsit-Banesor Lamella A- B+S+P+7 dhe Lamella B- 2B+P+4” specifikohet në lejen e ndërtimit.

Ndërsa kompania e ndërtimit, “Andra Invest” po propagandon me reklamat e tyre duke paraqitur dy objektet banesore nga 10 deri në 12 kat.

Paralajmërim nga Inspektorati në Skenderaj

Drejtoria për Inspeksion në komunën e Skenderajt, përmes një proces verbali të datës 2 tetor duke konstatuar gjendjen faktike nga tereni, kanë hasur se kjo kompani ka vendosur reklamë të cilat nuk janë në përputhje me lejen e ndërtimit të lëshuar për këtë objekt.

“Operatori i lartcekur në punimet e objektit të cilin është duke e ndërtuat ka vendosur reklama të cilat nuk janë në përputhje me lejen e ndërtimit të lëshuar për këtë objket. Lartesia e objketit parashihet të jetë B+S+P+ 7, ndërsa në reklamat e vendosur nga kjo kompani tejkalohet”. Kjo bie ndesh me nenin 7 te rregullores për Sherbime Publike”, thuhet në këtë proces verbal.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal, Valon Haliti për Gazetën Insajderi.

“Objekti është i pajisur me leje ndërtimi dhe është i ndarë në dy llamella: Llamella A, që përfshinë B+S+P+ 7, dhe Llamella B, që përfshine 2B+P+4. Rrjedhimisht i bie që reklamat e vendosura paraqesin diçka tjetër nga ajo që përfshihet në lejen e ndërtimit. Ne baze të asaj që shihet ne reklame, aty proklamohet që objekti do të jetë më i lartë (më shumë kate), se sa janë të parapara në leje ndërtimi, e cila është dhënë konfrom projektit duke respektuar stadardet e hartës zonale dhe ligjeve që e rregullojnë këtë çështjen e pajisjes me leje ndërtimi” ka deklarua ai.

Përkundër proces verbalit të lëshuar nga Inspektorati komunal, pronari i kompanisë Astrit Çitaku ka mohuar të ketë vendosur reklama të rrejshme.

“Se pari nuk ka rregullore për vendosje te reklamave, e ne reklama munde te vendosesh qka te deshirosh! (Gjithsesi ne kemi vendosur sipas lejes). Nuk ka reklam te rrejshme aty!”, ka thënë Astrit Çitaku për Gazetën Insajderi.

Punimet për ndërtimin e një objekti banesor në rrugën “Emin Lati” të Skenderaj kanë filluar me 20 korrik 2023.

Në shtator të vitit të kaluar Gazeta Insajderi ka raportuar se kompania “Andrra Residence” ka dëmtuar banorët në rrugën “Emin Lati” në Skenderaj, me ndërtimet që po kryente. Ndërsa pas raportimit të Gazetës Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Astrit dhe Arben Çitaku si persona përgjegjës të kompanisë si dhe ishte ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Skenderajt.

Kujtojmë se, Arben Çitaku ishte i arrestuar për korrupsion në rastin “Brezovica” derisa ishte sekretar i Ministrisë së Ambientit në vitin 2022.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë