Boga e Rugovës vazhdon të jetë pa energji elektrike tash e 4 ditë.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Online Veriu.info pronari i hotelit “Magra” dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Promovimit të Turizmit Malor të Kosovës, Skender Thacçi.
Ai në këtë deklarim ka thënë se kjo është papërgjegjësi totale e KEDS në Pejës.
Thaçi e ka quajtur këtë turp, dhe ka theksuar se si klientët po e lëshojnë Bogën dhe po anulojnë rezervimet.
“Turpi e mbuloftë Keds-in dhe personat kompetent, një papërgjegjësi apsulute”, është shprehur ai.












